Pranohet gabimi; kërkohet ndryshimi i kontratës së skanimit të kontenjerëve vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi…
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i ka dërguar ministrit të financave një “Propozim mbi perjashtimin nga pagesa e tarifës së shërbimit të skanimit të disa procedurave doganore”, ku kërkohet shmangia e pagesës së tarifës së shërbimit 2 ose më shumë herë për të njëjtin mall, një problem me të cilin po hasen shumë biznese, që nga 7 shtatorit kur hyri në fuqi marrëveshja e skanimit të kontenjerëve mes “S2 Albania” një konsorcium amerikano–shqiptar (51% të aksioneve zotërohen nga amerikanët e “Rapiscan Systems” dhe 49% nga kompania shqiptare ICMS) dhe qeverisë shqiptare.
Që në ditët e para të tij, marrëveshja ngjalli pakënaqësi të shumta tek bizneset, ndërsa u ngritën pikëpyetje nëse marrëveshja e rishikuar ishte më e mirë se ajo e mëparshmja. http://www.monitor.al/prapaskenat-e-kontratave-me-rapiscan-pse-marreveshja-e-dyte-eshte-me-penalizuese/
Në propozimin e dërguar nga Drejtoresha e përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu për Ministrin e Financave Shkëlqim Cani, që Monitor e zotëron, thuhet: “Në zbatim neneve I, 2 dhe 10, të ligjit nr 7412015, “Për Amendimin e Marrëveshjes së Koncesionit” me Rapiscan System, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave paraqet propozimin e saj në lidhje me përjashtimin nga pagesa e tarifës së shërbimit të skanimit për deklaratat doganore që lidhen me disa procedura doganore specifike”.
Propozimi i doganave mbështetet në:
• shmangien e pagesës së tarifës së shërbimit 2 ose më shumë herë për të njëjtin mall duke përjashtuar pagesën për:
– mallrat e vendosur në regjimin e tranzitit të brendshëm (p.sh. nisja nga Dega Doganore Durrës tranzit për në Degën e Doganës Tiranë);
Në këtë rast, tarifimi do të bëhet në momentin e deklarimit në Degën e Doganës Tiranë.
– mallrat që dalin nga Magazina Doganore (pas vendosjes së tyre në Magazinimin Doganor) me përjashtim të rieksportit;
Në këtë rast, pagesa e tarifes kryhet në momentin e futjes në magazinimin doganor dhe gjithashtu, kur mallrat rieksportohen pasi ato ngarkohen në një mjet të ri transporti -objekt kontrolli.
– mallrat që hyjnë në Magazinat e Lira dhe gjithashtu mallrat që dalin me procedurë rieksporti nga Magazina e Lirë;
Në këtë rast, vjelja e tarifes për këto mallra vilet në momentin e hedhjes në qarkullim të lirë në territorin shqiptar ose në proceduren e tranzitit ndërkombetar për mallrat që dalin jashtë territorit doganor shqiptar. Vendosja e mallrave në magazinat e lira me deklatare doganore dhe gjithashtu nxjerrja e tyre për rieksport po me deklaratë doganore, bëhet vetëm për qëllime kontabilizimi stoku në magazinat e lira.
– mallrat që shkatërrohen;
Në këtë rast, mallrat e kanë paguar tarifën në momentin e vendosjes së tyre në regjimet përkatëse doganore (p.sh. regjime pezulluese) ndërkohe që mbetjet pas përpunimit, firot, apo mallrat cenuese të pronësisë intelektuale përjashtohen nga pagesa)
– mallrat që vendosen në qarkullim te lirë pas vendosjen në regjimet doganore pezulluese (RLP, RPA);
Ne këtë rast, mallrat e kanë paguar tarifën në momentin e vendosjes së tyre në regjimet pezulluese doganore.
– transferimet nga një regjim pezullues/ekonomik në tjetrin.
Ne këtë rast, mallrat e kanë paguar tarifen në momentin e vendosjes së tyre në regjimet pezulluese/ekonomike doganore.
shmangien e pagesës së tarifës së shërbimit për mallrat e përjashtuara plotesisht nga detyrimet doganore (ndihmat humanitare, ngarkesat në zbatim të konventes së Vjenës për misionet diplomatike, ngarkesat e NATOs, etj.).
“Përsa më sipër nëse e shikoni të arsyeshme do kërkonim asistencën dhe ndihmesën tuaj per shmangien e kësaj problematike e cila mendojmë se do Iindë që në momentin e parë të implementimit të kontratës koncensionare”, thuhet në shkresën e doganave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.