Dollari amerikan avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 113.48 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëisshëm të grupit pati ndryshime shumë të vogla duke shkuar në 97.44 . DXY.
Monedha euro avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1307 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e saj të ulët prej 1.1270 euro për dollarë amerikanë të shënuar gjatë të premtes së kaluar.
Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.2580 paund për dollarë amerikanë, duke tejkaluar kështu nivelin e tij të ulët të shënuar gjatë ditës së mërkurë të javës së kaluar ku u këmbye me 1.2477 paund për dollarë amerikanë.
Dollari australian u këmbye me 0.7174 dollarë amerikanë. Gjatë javës së kaluar ai shënoië një rënie prej 0.3 për qind.
Yani kinez ishte në nivele të qendrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.8974 yuan për dollarë amerikanë.
Pesoja meksikane avancoi me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 20.102 peso për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.