Për të shmangur rrezikun gjithmonë të pranishëm në mesazhet e postës elektronike, gabime ortografike dhe gabime gramatikore, ka lindur një shërbim online që humanizon punën e korrektorit automatik tëdrejtshkrimit. Ai quhet eAngel, është një ide amerikane dhe falë ekipit të tij të korrektorëve,është në gjendje të kontrollojë tekstet e mesazheve dhe t’i dërgojë ato –tësaktë dhe tëpërkryer – në vend të dërguesit. NëGmail,shërbimi bëhet automatikisht në sajë të Google Chrome, por mund të përdoret edhe nga browser të tjerëdhe shërbime të postës me të njëjtat ritme.
Si operojnë
Nëse shfrytëzuesi i shërbimit përdor zakonisht postën elektronike të Google, apo Gmail, ju duhet vetëm ta instaloni (përmes një zgjatimi të Google Chrome) butonin e ri që do t’i bashkohet butonit të zakonshëm ‘dërgo’. Ai do të quhet ‘dërgo me eAngel’: pas të jetë përgatitur draft mesazhi për dërgim, tashmë kompletuar edhe me adresën e marrësit, ju duhet të klikoni butonin e ri dhe të prisni. Nëse i jeni bashkuar shërbimit eAngel, diku në botë do të jetë një person që do të marrë email-in tuaj.
Do të jetë pikërisht ai që do tëkontrollojë me kujdes qëteksti të jetë i saktë, duke punuar me gabimet ortografike, gabimet gramatikore, hapësira më pak apo më shumë, dhe kështu me radhë. Kontrolli njerëzor mundëson një rezultat më të mirë se korrigjimi automatik – edhe Gmail e ka të vetin, edhe pse ka pak njerëz qëe përdorin atë –duke i garantuarata që nuk janë të sigurt se mesazhi dotëarrijë nëdestinacionin e vet pa surpriza të pakëndshme. Koha mesatare për dërgimin e email-i do të zgjasë pak minuta, por duke qenë se bëhet fjalë për një sistem të saponisur ka disa dëshmi që kanë referuar të kenë pritur edhe një orë përpara dërgimit përfundimtar te marrësi. Gjithçka varet nga personeli njerëzor në dispozicion, por edhe nga gjatësia dhe kompleksiteti i tekstit.
Pak dollarë në muaj për shërbimin
Dhe në qoftë se Gmail-i nuk përdoret zakonisht, gjërat ndryshojnë me fare pak: në vend që të klikoni mbi butonin e personalizuar, dërgoni thjesht tekstin për t’u kontrolluar në adresën eemail-ittë eAngel. Pas kohës së nevojshme për shqyrtim, mesazhi i kthehet dërguesit, i gatshëm për dorëzimin përfundimtar. Saktësia e shërbimit është e provuar:njeriu, ndryshe nga korrektori automatik, është në gjendje të raportojë gabimet e logjikës (një fjalë e shkruar në mënyrë të përkryer, por që në kontekstin në të cilin përdoret është gabim). Aq saqë vetë shpikësit e eAngel këshillojnë të rilexoni tekstin e korrigjuar dhe të përdorni shërbimin edhe për të përmirësuar kompetencat tuaja gjuhësore.
Aktualisht është në dispozicion në frëngjisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht, hebraisht. Dhe çmimet? Pasi të kalojë periudha e provës (deri në 5email-etë korrektuara dhe dërguarafalas), ju mund të regjistroheni me abonime të llojeve të ndryshme në varësi të numrit të mesazheve që dërgohenpër korrigjim dhe gjatësisë së tyre. Kjo fillon nga një bazë regjistrimit prej 5 dollarësh në muaj, për ata që kanë më shumë për të korrigjuar deri në mbi 30 dollarë. Mesatarisht, çdo fjalë e rishikuar kushton 0,03 cent. Për sa i përket privatësisë, krijuesit premtojnë të paktën me fjalë të respektojnë sekretin e përmbajtjes dhe të mos e bëjnë të njohur për palë të treta.