Data 16 korrik shënoi pagesën e parë për rreth 11 mijë e 700 biznese të vogla që u përfshinë në skemën e TVSH-së. Në tremujorin e parë, bizneset tregtuese u favorizuan nga inventari, i cili rriti shumën e TVSH-së së kreditueshme, ndërsa më të prekurat ishin shërbimet. Ekonomistët shprehen se tremujori i dytë do të tregojë sa do t’i rëndojë TVSH-ja bizneset. Qëllimi kryesor i uljes së pragut të TVSH ishte ulja e informalitetit dhe mbyllja e zinxhirit të TVSH-së. Kjo nuk ka ndodhur deri tani. Aktorët e tregut pohojnë se informaliteti është rritur si te të mëdhenjtë, ashtu dhe të vegjlit. Këtë e konfirmon edhe fakti që TVSH-ja e brendshme ka qenë me rënie, që nga 1 prilli
Nga Ledina Loga
Bizneset që u përfshinë në skemën e TVSh-së, pas uljes së kufirit nga 5 në 2 milionë lekë në fuqi nga 1 prilli, paguan për herë të parë më 16 korrik TVSH të thjeshtuar për muajt prill, maj dhe qershor (TVSH e thjeshtuar paguhet një herë në tre muaj).
Fatos F. (emër i ndryshuar), punon prej vitesh si kontabilist i shumë bizneseve në Tregun e Medresesë. Prej pothuajse 100 bizneseve të vogla që iu bënte mbylljet vjetore dhe deklarimin tremujor të siguracionave, më shumë se gjysma u përfshinë në skemën e TVSH-së. Shuma mesatare që kanë paguar bizneset që mban ai, varion nga 60,000-100,000 mijë lekë, megjithatë shton se një pjesë e tyre nuk kanë paguar, se kanë pasur mundësi që të shkarkonin inventarin e një viti (1 prill 2017 – 1 prill 2018).
“Mbetet për t’u parë në tremujorin tjetër situata financiare e bizneseve dhe nëse do të arrijnë që të përballojnë shpenzimet”, thotë ekonomisti për “Monitor”.
Të mëdhenjtë faturojnë më pak, të vegjlit nuk presin kuponët
Elona prej shumë kohësh ka hapur një dyqan ku tregton rroba me pakicë. Edhe pse ka pak kohë që ka nisur aktivitetin u përfshi në skemën e TVSH-së. Ajo thotë se pagesa e parë e TVSH-së ishte një shumë modeste, duke qenë se kishte pasur faturat e blerjeve të një viti, të cilat i kishin dhënë mundësi që të shkarkonte TVSH-në.
Problem kryesor për sa i përket TVSH-së është faturimi fiktiv i bizneseve të mëdha ku ajo bën furnizimet. “Për një bluzë që unë e marr me çmim real prej 1200 lekësh, biznesi ku bëj furnizimin ma faturon me vlerë 500 lekë.
Përveçse kreditoj një shumë të ulët të TVSH-së, e nxjerr biznesin tim sikur punon me marzhe të larta fitimi. Në rast kontrolli nga tatimorët, kjo do më nxirrte zbuluar”, – tregon ajo për “Monitor”.
Megjithatë, përveç çmimeve më të ulëta, Elona thotë se shpesh edhe njësitë që blen nuk i merr të deklaruara plotësisht.
“Tani që jam e përfshirë në skemën e TVSH-së, më intereson që mallin ta marr me faturë të saktë, por grosistët nuk tolerojnë dhe në rast se kërkojmë fatura të sakta, nuk pranojnë të na shërbejnë”, – shton ajo.
Ajo thotë se përpiqet që të mos presë kuponë tatimorë përtej një shume të caktuar, që ia ka thënë ekonomistja, e cila i bën mbylljet vjetore. Si arsye kryesore të këtij veprimi, për të cilin ajo është e ndërgjegjshme që është kundër ligjit, është frika e dështimit të biznesit të saj.
“Në rast se do t’i deklaroj të gjitha, detyrimet do të jenë aq të larta sa nuk do të mbyll dot as shpenzimet dhe jo më të nxjerr një fitim për vete” – shton ajo. Të njëjtën arsye për “evazionin” me prerjen e kuponëve e jep edhe pronari i bar-kafesë që punon ngjitur me dyqanin e Elonës. Ai tregon se grosistët e kafesë nuk i lëshojnë fatura të sakta. Edhe pse ora shënon 12:00, në faturën tatimore që ka sjellë për porosinë është shkruar ora 9:47.
Pronari thotë se ka vendosur të rrezikojë duke qenë i ndërgjegjshëm se ndryshe nuk ia del dot. “Nëse deklaroj çdo kafe në dyqan, unë nuk ia dal dot. Qiranë e kam shumë të lartë, edhe pse në kontratë kemi deklaruar një shumë disa herë më të ulët.
Synimi i qeverisë nuk ishte të mblidhte para nga biznesi i vogël, por nga i madhi, pasi ky i fundit ishte ankuar se nuk mund të shkarkonte dot faturat e TVSH-së, pasi të vegjlit nuk i merrnin nga frika se mos kalonin kufirin. Për këtë arsye, qeveria e uli kufirin nga 5 në 2 milionë lekë, në mënyrë që biznesi i vogël të nxitej të merrte fatura me TVSH.
Megjithatë, përveç bizneseve të mëdha që nuk lëshojnë fatura të sakta, janë edhe bizneset e vogla që nga frika se mos kalojnë në fashën e përfshirjes me TVSH, nuk pranojnë që të marrin fatura nga grosistët.
Burime nga tregu pohuan se ulja e kufirit e ka shtuar dhe më shumë këtë tendencë, pra subjektet e vogla po kryejnë furnizime në minimum, në mënyrë që të mos kalojnë pragun e 2 milionë lekëve.
Më të prekura, bizneset e shërbimit
Janë bizneset e shërbimit që e kanë ndier më së shumti pagesën e TVSH për herë të parë. Për shkak se këto subjekte nuk kanë pasur mundësi që të shkarkojnë TVSh, pasi kanë shumë pak blerje, TVSH-ja për t’u paguar ju ka rezultuar e rëndë për xhepat e tyre.
Rajmonda S., është e punësuar në një byrektore në zonën e Tiranës së Re. Më 16 korrik, pronarët e dyqanit bënë pagesën e parë si biznes me TVSH. Sipas Rajmondës, shuma ishte e lartë dhe ka pasiguri për vendin e punës.
Bizneset që janë shërbime dhe nuk kanë pothuajse fare TVSH në zbritje, s’kanë ku ta amortizojnë koston e saj. Dhe për këto biznese është fatal kalimi në TVSH, sepse automatikisht shteti i fut në xhep dhe i merr 20% të xhiros së tij bruto.
Edhe një pjesë e tregtarëve të fruta-perimeve te Lulishte 1 maji u përfshinë në skemën e TVSH-së. Në tre muajt e parë H. E., ka paguar 6,241 lekë. Sipas të dhënave të detajuara në Urdhër-Pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH-ja e kreditueshme ka qenë 1,963 lekë, ndërsa TVSh e mbledhshme 8204 lekë.
Kush nuk deklaroi mori penalitet
Nga 11,700 biznese që u përfshinë në skemën e TVSH-së, 11,340 subjekte kanë mbyllur detyrimet që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe për të paguar TVSH-në. Administrata Tatimore, nga data 1-16 korrik, ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
Për të gjithë ato biznese që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre tatimore, penaliteti për çdo deklaratë të padorëzuar ka qenë 5 mijë lekë. Ndërsa për ato që e kanë plotësuar gabim, nuk ka pasur penalitete.
Rritet me gati 50% numri i subjekteve që u mbyllën në janar-korrik 2018; Bizneset ankohen për rënie konsumi
Ermal Mezini, prej vitit 2012, kishte një servis celularësh në lagjen e Komunës së Parisit. Korriku 2018 do të ishte muaji i fundit për dyqanin e tij.
“U detyrova që ta mbyll për të vetmen arsye se nuk kisha punë, situata për biznesin e vogël në Shqipëri sa vjen dhe po bëhet më keq. Unë mbylla dyqanin që punoja prej shtatë vitesh, për shkak të humbjeve të mëdha, veçanërisht në muajt e fundit”. Tani Ermal Mezini thotë se po punon në të njëjtin profil, si i punësuar diku.
Aida Vojka thotë për “Monitor” se për gjashtë muajt e fundit në agjencinë e saj të pasurive të paluajtshme, HomeInvest, nuk kishte ndodhur asnjë transaksion. “Vendosa të bëj një periudhë pushimi, mund ta hap sërish në një moment të dytë – tha ajo për “Monitor”.
Ina Dede, në muajt e parë të 2018-s vendosi që të hapte një bar-kafe pranë Qendrës Kristal, për të cilën shumë shpejt do të bënte kërkesë për pezullim aktiviteti. Arsyeja, sipas saj, ishte konsumi shumë i dobët.
Njësoj ka qenë situata edhe për biznesin e zotit Muke Meko, i cili kishte një dyqan rrobash të përdorura në Njësinë 5. “Puna ishte dobët dhe unë u detyrova që ta mbyll. Për shkak edhe të problemeve shëndetësore nuk mund ta ndiqja nga pas”, tha Meko që e kishte hapur biznesin që në vitin 2015.
Gjërat nuk kanë shkuar mirë as për bizneset në fushën e konsulencës. Inida Xhaxho bëri kërkesë për pezullim aktiviteti më 30 korrik 2018. “Nuk arrita që të siguroj më kontrata dhe duke qenë se nuk kisha më punë, vendosa që ta pezulloj aktivitetin”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë pjesës së parë të këtij viti. Sipas listës së subjekteve pasive, që përditësohet çdo ditë nga Tatimet, në total numri i subjekteve që kanë kaluar në subjekt pasiv për periudhën 3 janar-31 korrik është 8,081, me një rritje të ndjeshme prej 48% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të përpunuara nga “Monitor”. Me këtë ritëm rezulton se mbyllen 38-39 subjekte në ditë.
Në janar ishte numri më i lartë i subjekteve të mbyllura, ndërsa ai u ul në dy muajt e mëpasshëm (shih grafikun). Por, që nga prilli, subjektet që kaluar në status pasiv erdhën në rritje. Kjo përkon edhe me hyrjen në fuqi të vendimit për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla nga 5 në 2 milionë lekë. Tatimet konstatuan që shumë biznese po mbylleshin dhe po hapeshin me emër tjetër, ndërsa subjekte të tjera me nivele minimale fitimi deklaruan se do të mbyllnin aktivitetin sa të rrezikonin me TVSH.
Për periudhën prill-korrik 2018 rezulton se kanë kaluar në status pasiv 5651 subjekte, me një rritje prej 62% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tirana ka numrin më të madh të subjekteve të mbyllura, me 3140, apo 38% të totalit, në linjë me peshën që zënë bizneset nga kryeqyteti ndaj totalit të ndërmarrjeve në ekonomi. Më pas renditen Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora (shiko grafikun).
Me përjashtim të 5 subjekteve që i përkasin Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, pjesa dërrmuese a atyre që janë mbyllur janë mikrobiznese, me të vetëpunësuar. Shqipëria, sipas INSTAT, ka 35.8% e totalit të të punësuarve në vend që janë të vetëpunësuar, duke na renditur në vend të dytë në botë pas Kolumbisë, sipas të dhënave të tjera të OECD dhe Komisionit Europian. Shtete të tjera ku norma e vetëpunësimit kalon 30% të totalit të të vetëpunësuarve është Meksika me 31.5%, Turqia me 32.4%, Brazili 32.9%, Greqia 34.1%.
Në rajon pas Shqipërisë renditet Kosova, ku norma e vetëpunësimit ndaj totalit të të vetëpunësuarve sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2017 përllogaritet 23.5%, në Serbi 21.4%, në Mal të Zi, 19.1%. Maqedonia dhe Bosnja kanë një normë më të ulët të vetëpunësimit me përkatësisht 12.8% dhe 12.7%, sipas statistikave zyrtare.
Shqipërisë i mungojnë ndërmarrjet e mëdha. Vetëm 41 kompani kishin më shumë se 500 punonjës, sipas renditjes së 100 punëdhënësve më të mëdhenj, të publikuar me Tatimet.
Ndërsa rreth 100 kompani kanë më shumë se 250 punonjës, (në Shqipëri ka rreth 108 mijë ndërmarrje aktive në fund). Për rrjedhojë, vetëpunësimi ka qenë forma kryesore e sigurimit të të ardhurave në vend, i cili po goditet për shkak të rënies së konsumit, por edhe ndryshimit të modelit të ekonomisë (hapjes së të zinxhirëve të supermarketeve dhe qendrave tregtare).
Hapjet e bizneseve të reja
Qendra Kombëtare e Biznesit i publikon periodikisht të dhënat për regjistrimet e bizneseve të reja. Sipas të dhënave të saj zyrtare, për vitin 2017, kishte 19,041 subjekte të reja të regjistruara gjithsej. Ndërsa Tatimet kanë publikuar për 5-mujorin 2018 se janë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Artur Papajani, ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, gjatë një takimi në kryesinë e Kuvendit me 50 profesionistë të lirë nga grupet e ndryshme të interesit ngriti shqetësimet në lidhje me ligjin e ri për tatimin e profesioneve të lira. Ai u shpreh se problematika kryesore…
Kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të…
Në Kryesinë e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka mbledhur rreth 50 profesionistë të lirë nga grupet e ndryshme të interesit për të diskutuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Gjatë deklaratës së saj, Tabaku u shpreh se në gjashtë muajt e fundit,…
Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Duke filluar nga viti 2023, statistikat e Bankës së Shqipërisë japin për herë të parë një informacion edhe për numrin e kredive të reja të disbursuara nga sektori bankar, përveçse për vlerën e tyre. Megjithëse mungesa…
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të paktën 276 mijë konsumatorë që nuk arrijnë të paguajnë në afat faturat e energjisë. Kjo i referohet një grupi konsumatorësh familjarë dhe jo familjarë që cilësohen si problematikë. “Ndër vite një numër jo i vogël konsumatorësh…
Sektori bankar rriti shkallën e miratimit të kredive si për bizneset, ashtu edhe për individët në tremujorin e parë të këtij viti. Rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të Bankës së Shqipërisë tregojnë një ecuri në përmirësim të mëtejshëm të ofertës për kredi. Sipas vrojtimit,…
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave. Vendosja e tatimit nga 15 deri 23% te profesionet e lira pritet të ketë ndikim negativ edhe…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore…
Në vitin 2023, vendet e Bashkimit Europian, dhanë statusin e mbrojtjes për 409 485 azilkërkues, një rritje 7% krahasuar me vitin 2022 (383 700). Midis 409…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Banka e Japonisë, e mbajti të pandryshuar normën e politikës monetare, në 0%-0.1%. Ndërsa lëvizja pritej, kjo vjen pasi inflacioni i prillit në Tokio, ishte më…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…