Ekonomia greke u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit 2017 pas një periudhe të gjatë rritjeje, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Greqi. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i vendit u rrit me 0,3 për qind në tremujorin e katërt, pas një rritje prej 0,8 dhe 0,7 për qind në dy tremujorët e mëparshëm. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 ka rënë me 1,3 për qind.
Ekonomistët vlerësojnë se ky ngadalësim do të reflektohet në rritjen ekonomike vjetore. Buxheti i vitit 2017 bazohej në një rritje prej 2,7 për qind, por projeksionet janë rishikuar deri tani me ulje në 1,7 për qind.
Athina shpreson të rikthejë besimin e investitorëve dhe në këtë mënyrë të jetë në gjendje të marrë hua nga tregjet financiare.