Marsi mund të jetë një ndër destinacionet e ardhshme ekskluzive dhe sigurisht, të veçanta.
Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla, shkruan në një status në Twitter se sa do të jetë çmimi i biletës për në Mars: nga 100 mijë deri në 500 mijë dollarë (në varësi të numrit të udhëtarëve) kurse kthimi është falas.
Starship, “autobusi” i së ardhmes së afërt
Sipas objektivave të SpaceX, në të ardhmen e afërt, do të mund të transportohen deri në 100 i pasagjerë në Mars dhe ndoshta të shkohet edhe në planetë të tjerë më larg. Kompania aeronautike amerikane po punon për ndërtimin e Starship, një raketë tërësisht prej çeliku që Musk ia prezantoi botës në Tëitter jo më shumë se një muaj më parë
Udhëtimi në Mars, jo për të gjithë
Për momentin, çmimi i një udhëtimi në Mars është vetëm një parashikim, megjithatë, shifrat mund të ndryshojnë. Është e qartë se nuk do të jetë i mundur për të gjithë ata që ëndërrojnë një udhëtim në hapësirë. Megjithatë “çmimi është mjaft i ulët për njerëz që jetojnë në ekonomi të zhvilluara”, deklaroi vetë Elon Musk.
“Jam i sigurt se një ditë do të kushtojë më pak se 500 mijë dollarë e ndoshta edhe më pak se 100 mijë dollarë. Ky është një çmim mjaft i ulët për njerëz që jetojnë në ekonomi të zhvilluara, që mund të shesin shtëpinë në Tokë dhe të transferohen në Mars, nëse dëshirojnë”.