Monedha euro e nisi këtë fillim jave në rënie. Ajo ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1933 euro për dollarë amerikanë, duke e thelluar akoma edhe më shumë diferencën me nivelin e saj të lartë që shënoi më 8 shtator ku u këmbye me 1.2092 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan avancoi me 0.2 për qind dhe u këmbye me 112.260 dollarë amerikanë për jen.
Sterlina avancoi me 0.3 për qind dhe u këmbye me 1.3544 sterlina për dollarë amerikanë, duke lënë pas humbjen me 0.6 për qind që shënoi të premten e kaluar.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishme të grupit avancoi me 0.1 për qind dhe ishte në nivelin 92.257 .DXY.
Dollari i Zelandës së Re ra me 1 për qind dhe u këmbye me 0.7264 dollarë i Zelandës së Re për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.