Jo vetëm Franca por e gjithë Europa është në pritje të emrit të ri të Kryeministrit francez. Ndërsa më pas do të vijë pasiguria e zgjedhjeve legjislative të qershorit.
Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, puna dhe sfida më e madhe për Emmanuel Macronin vjen pikërisht tani. Ai duhet të zgjedhë kryeministrin dhe të formojë qeverinë. Më pas ai do të përballet me zgjedhjet legjislative të 18 qershorit nga ku varet edhe mazhoranca parlamentare për të qeverisur në mënyrë sa më unanime, sepse pa të presidenti i sapozgjedhur francez do të jetë shumë i kufizuar dhe nuk mund të realizojë reformat e nevojshme për të ecur përpara por do t’i duhet të ruajë ekulibrat.
Qeveria
Franca është në qendër të të gjithë vëmendjes mediatike europiane, në pritje të zgjedhjes së Kryeministrit të ri, që do të drejtojë vendin gjatë zgjedhjeve legjislative të qershorit dhe që do të ndërmarrë masat e para dhe mbi të gjitha do t’i vendosë vulën politike imazhit të mandatit të presidentit të ri.
Janë përmendur shumë emra kandidatësh të mundshëm, ndër të cilët kryesojnë, socialisti François Bayrou (65 vjeç) me republikanin Édouard Philippe. Por një zgjedhje e mundshme mund të jetë edhe ajo e kandidatit Richard Ferrand (54 vjeç) i cili është aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i lëvizjes “EnMarche!”.
Në emrat e përmendur nuk mungojnë as tezat për nej Kryeministre femër si socialistja, Ségolene Royal, ministre në qeverinë e Hollandit si edhe kandidatura e eurodeputetes, Sylvie Goulard.
Zgjedhet legjislative
Gjatë fushatës presidenciale Macron u prezantua në krye të “ EnMarche”(“Në Lëvizje”), një lëvizje politike e themeluar nga vetë ai pothuasje një vit më parë. Kjo lëvizje tashmë ka marrë emrin “La République en marche” (“Republika në Lëvizje”) e cila drejtohet nga Catherine Barbaroux, e cila është shumë e shqetësuar sepse duhet të gjejë 577 kandidatët në të cilët është e ndarë Franca.
Sondazhet paraprake
Sipas sondazheve paraprake Lëvizjes “EnMarche” e Macronit do të fitojë 24 për qind të vendeve, Republikanët 22 për qind, Fronti Kombëtar 21 për qind, Mélenchonit 15 për qind dhe Socialistëve 9 për qind.