Një patentë për të mbrojtur një algoritëm që mund t’i lejojë Facebook, pasi të zbatohet në mënyra të ndryshme dhe nëpërmjet teknologjive të ndryshme, të përcaktojë nivelin tonë të saktë social-ekonomik.
Projekti, i pagëzuar si Socioeconomic group classification based on user features, krijon një diagram të saktë nëpërmjet të cilit arrin të përcaktojë gjendjen ekonomike duke u nisur nga një numër parametrash bazë.
Cilat janë? Në diagramin në formë peme, i regjistruar dy vjet më parë, por i publikuar vetëm tani, gjithçka nis nga mosha e përdoruesit për të arritur më pas tek karakteristikat e sakta. Nëse ka një shtëpi, sa pajisje teknologjike kontrollon, në cilin qytet jeton dhe çfarë formimi ka.
Algoritmi është një tip probabiliteti: vlerëson se në cilën të ashtuquajturën klasë bën pjesë përdoruesi: klasën punëtore, të mesme apo të lartë. Objektivi sigurisht është gjithnjë të shesë reklamat në mënyrë më të besueshme.
Facebook synon të zhvillojë (nëse nuk e ka bërë ndërkohë një gjë të tillë, në mekanizmat e shumtë që shfrytëzon nga përdoruesit e saj) një algoritëm deduktiv që përcakton standardin e jetesës dhe gjendjen socio-ekonomike. Sipas patentës së platformës ai merr në konsideratë edhe udhëtimet, përdorimin e rrjetit social dhe informacione të tjera të rëndësishme se ku banoni.