Ndërsa komunikojmë me një person tjetër, truri ynë mund të procesojë më shumë se sa aktualisht flitet. Truri bën një vlerësim të plotë të personit para nesh, dhe interpretimi i komunikimit të pashprehur të gjuhës së trupit është pjesë e këtij vlerësimi.
Po ashtu, lëvizjet që bëjmë procesohen automatikisht nga njerëzit me të cilët ndërveprojmë. Gjuha e trupit mund të jetë përgjegjëse për një përqindje të madhe të përshtypjes së përgjithshme qeë bëjmë. Përvec në rast se e kemi bërë praktikë të kontrollojmë lëvizjet e pandërgjegjshme kur gjendemi në praninë e njerëzve të tjerë, ne mund të bëjmë gjëra që mund të lënë një përshtypje negative.
Këtu janë disa gabime të gjuhës së trupit që ka të ngjarë fare mirë ti bëjmë nëpër zyrë.
Shmangia e kontaktit të syve
Kjo mund të sinjalizojë një mungesë të besimit, ose njohurie rreth subjektit të çështjes- dhe është totalisht joprofesionale.
Të mbani kontakt të fortë të syve
Mund ti japë njerëzve përshtypjen se po përpjeni ti kontrolloni apo edhe ti frikësoni ata.
Të rrotulloni sytë
Kjo mund të tregojnë se ju nuk e vlerësoni ose nuk bini dakord me atë që u tha, por në një mënyrë që të vrazhdë dhe joprofesionale.
Kryqëzimi i duarve krahëve
Kjo është një sjellje mbrojtëse që mund të vendosë një pengesë midis jush dhe njerëzve të cilëve po i adresoheni.
Shikimi i orës
Mund të perceptohet siku po tregoni indiferencë, dëshironi të largoheni, nuk po i vlerësoni njerëzit të cilët janë të pranishëm dhe po shpërfillni atë që po ndodh në këtë moment.
Shtrëngim i dobët duarsh
Një shtrëngim i fortë duarsh mund të tregojë besim dhe se ju jeni gati për t’u angazhuar me personin, ndërsa e kundërta dëshmon për mungesë interesi, besimi dhe entuziazmi.
Të aplikoni gjeste të pakontrolluara
Gjuha e trupit mund të shfaqet si e dëshpëruar dhe gjithashtu të tregojë se gjërat nuk janë ashtu siç janë.
Të mos i shikoni njerëzit në fytyrë
Kjo gjason të sinjalizojë se ju nuk e vlerësoni kontributin e tyre, gjë që është e pasjellshme.
Përdorimi i shprehjeve të ekzagjeruara të fytyrës
Shprehjet e ekzagjeruara fytyrës mund të keqinterpretohen lehtësisht. Përdorni fjalë për tu pajtuar apo jo me një person.
Lëvizja e corientuar
Mund të sinjalizojë ankth. Kjo krijon përshtypjen se ju nuk ndiheni mirë me atë që po ndodh ose se jeni në nxitim për tu larguar nga cfarë po ndodh. Kontrollimi thonjtë tuaj
Afrimi i tepërt
Kjo mund të jetë një shkelje e qartë e hapësirës personale.
Të fërkoni mjekrën
Ky veprim mund të perceptohet si gjykues.
Të picërrosh sytë
Ka të ngjarë të keqinterpretohet si zemërim.
Të buzëqeshni fallco
Kjo mund të jetë e lehtë për tu vënë re, veprim i cili mund të interpretohet si mashtruese, jo autentik dhe jo i vërtetë.
Të krruani kokën
Kjo gjuhë trupi është një tregues dyshimi, veçanërisht nëse bëhet në lidhje me një shprehje të fytyrës.
Të rregulloni veshjen
Rregullimi i vazhdueshëm i kollares apo veshjes mund të tregojë se jeni nervoz dhe se nuk po ndiheni aspak rehat.
Të pulisnin shpesh sytë
Ky është një veprim që mund të sinjalizojë ankth dhe nervozizëm si dhe shkëput vëmendjen e personave të tjerë.