7 nga 10 kreditë e korporatave dhe e ekonomive familjare që kanë hyrë në skemën e pagesës për shkak të krizës, tashmë janë klasifikuar si kredi të këqija duke qenë se debitorët e kanë të pamundur të shlyejnë këstet në afatin e duhur, sipas politikës monetare që guvernatori i bankës së Greqisë Yannis Stournaras publikoi këtë javë.
Sipas analistëve,shkruan Kathimerini, kjo reflekton një dështim të bankave në mënyrën si i kanë trajtuar kreditë e këqija, pa mundur të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për këtë problem.
Të dhënat nga Banka e Greqisë tregojnë se në totalin e kredive, kreditë e këqija si dhe kreditë me risk të lartë kthimi, arritën 45.2% të totalit të kredive në fund të Marsit nga 44.2 % në Dhjetor dhe 39.9% në Dhjetor të 2014.
Totali i kredive përfshin 54.7% kreditë konsumatore, 41% kreditë me kolateral dhe 43.8% kreditë e korporatave.
Në sektorët kryesorë të ekonomisë, si industria dhe ndërtimi, niveli i kreditimit i kalon 50%.