Hamburgu, qyteti me jetën e natës më të mirë në botë

05/12/2017 11:21 AM 0 komente

Hamburgu, në Gjermani, është vlerësuar qyteti me jetën e natës më të mirë në botë. Kjo sipas një studimi të rëndësishëm nga platforma e prenotimeve Hostelworld, e cila vlerësoi se si rezidentët e 41 qyteteve në 27 vende të botës e vlerësuan jetën e natës në vendlindjen e tyre.

Kompania intervistoi 4100 qytetarë në të gjithë botën duke u bërë pyetjet në pesë kategoritë e mëposhtme:
-Cilësia e jetës së natës (duke përfshirë shumëllojshmëri gjërash që mund të bëni dhe kënaqësinë e përgjithshme)
-Çiltërsinë dhe sa miqësorë janë vendasit (duke përshirë se sa mikpritës janë ndaj turistëve dhe se sa lehtë është të takosh njerëz).
-Sa të sigurt ndihen njerëzit
-Sa e lehtë është lëvizja nëpër qytet
-Koston
Hamburgu është në majë të këtij klasifikimi, pasi është qyteti më mikpritës për turistët, vendi më i mirë për të njohur njerëz të rinj dhe lehtësinë për të lëvizur në qytet falë transportit publik dhe afërsisë së destinacioneve kryesore me njëra-tjetrën.

Në vend të dytë është Kopenhagën, e vlerësuar për sigurinë dhe cilësinë e jetës së natës, falë shumëllojshmërisë së aktiviteteve dhe “kënaqësinë së përgjithshme”, por renditet e dyta për shkak se është më e shtrenjtë. Edhe Berlini dhe Dublini, të famshme për jetën e natës, renditen mirë në këtë klasifikim.
Nju Jorku renditet në vend të dhjetë për larmishmërinë në ushqim, pije dhe jetën e natës, edhe pse studimi nuk thotë nëse ky qytet është miqësor ndaj turistëve.

Ndërkohë, shumë qytete të tjera të mëdha që mund t’ju vijnë ndër mend, renditen çuditërisht keq në klasifikim. Londra për shembull vlerësohet e papërballueshme – renditet në vend të 26; Roma (është e vështirë të lëvizësh) dhe Tokio (vështirë të lëvizësh në qytet, një jetë nate e vakët dhe e kushtueshme) renditen në vend të 39 dhe 41-të respektivisht.

10 qytetet me jetën më të mirë të natës në botë:

1.Hamburg, Gjermani
2.Kopenhagën, Danimarkë
3.Berlin, Gjermani
4.Dublin, Irlandë
5.Amsterdam, Holandë
6.San Francisko, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
7.Gothenburg, Suedi
8.Pragë, Republika Çeke
9.Varshavë, Poloni
10.Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Rezultatet e këtij studimi janë mbresëlënëse, veçanërisht performanca e qyteteve më të vogla, mbi të gjitha Hamburgu, që i ka marrë vendin e parë Berlinit” – deklaroi Marek Mossakowski , drejtues tek Hostelworld.

Burimi: Business Insider

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz