Nëse jeni të ‘mbërthyer’ të punoni nën tutelën e një shefi të keq, ju ka shumë të ngjarë t’ju kenë këshilluar se si ta menaxhoni situatën. Për të menaxhuar në mënyrë efektive – ose për ta thënë atë troç, influenconi diktatorët të cilët do të drejtojnë jetën tuaj 24orë në qoftë se ju ia lejoni, ju keni nevojë ta merrni situatën në dorë. Këtu janë disa këshilla se si të menaxhomi një shef të vështirë për të siguruar atë që cka dëshironi.
Bëhuni strategjik në konfliktet tuaja
Konflikti është i pakuptimtë nëse nuk keni diçka për të fituar. Pa një qëllim, konflikti është një rutinë rraskapitëse. Pasi të keni përcaktuar saktësisht se çfarë po përpiqeni të përmbushni, atëherë mund të zhvilloni një plan strategjik për të arritur atje.
Trajtoni çdo konflikt ndryshe
Në qoftë se i trajtoni të gjitha konfliktet në mënyrë të ngjashme, ju do të dështoni shumicën e kohës. Me çdo situatë, menaxhim ose projekt, identifikoni së me çfarë lloj konflikti po përballeni. Përdorni këto tri pyetje për të diagnostikuar konfliktin:
- A është pala tjetër bashkëpunuese apo konkurruese? (Me fjalë të tjera, deri në çfarë mase do të përputhen qëllimet tuaja?)
- Kush ka më shumë fuqi? (cilat janë burimet e fuqisë që zotëroni keni të cilat nuk shfaqen në tabelën organizative?)
- Sa i duhet palës tjetër për të arritur qëllimet e mia? (Ose, çfarë mund të bëni pa shefim tim?)
Mësohuni të qetësoni shefin
Me kalimin e kohës, zbutja është e vështirë, madje stresuese.
Por kur përdoret në mënyrë strategjike, kjo taktikë mund t’ju ndihmojë të siguroni atë që dëshironi. Kjo përfshin taktika të tilla si qetësimi i përkohshëm i shtypësit, duke u kthyer i padukshëm për të shmangur shqyrtimin, rritja e varësisë së diktatorit dhe ti bësh ‘shantazh’ shefit duke shfrytëzuar rrjetet tuaja.
Eleminoni totalisht shefin (ndonjëherë)
‘Ju nuk jeni një lojtar i ekipit’, është një nga gjërat më të shëmtuara që një bos i keq mund t’ju thotë – edhe në qoftë se ata nuk e kanë konceptin e punës ekipore. Por ndonjëherë, rruga e rezistencës së paku për të siguruar përmbushjen e diçkaje është të mos ‘ia fërshëllenifare’ fjalëve të tij. Ndërsa ju e dini se po I bëni një nder të gjitha palëve të përfshira , shefi juaj ka gjasa të mso bjerë dakord.
Çdoherë që ju anashkaloni një konflikt me shefin tuaj apo ndiqni thjesht objektivët tuaj me pavarësi, ruani informacionin.
(‘Oh, unë nuk e kuptova që dëshironit të vizitonim së bashku klientin. Ajo tashmë e ka nënshkruar kontratën dhe është e ngazëllyer të bëjë biznes. Herën tjetër do ju pyes në qoftë se dëshironi të shkoni me mua.’)