Burimi më i rëndësishëm i elektricitetit në Shqipëri është hidrocentrali i Komanit në malet e rajonit të Pukës, shkruan agjencia e lajmeve Balkans.com. Vizitorët më të shpeshtë në këtë vend janë nxënësit e shkollave në Shqipëri, të cilët vijnë të mësojnë sesi rrjedhja e ujit transformohet në elektricitet që furnizon me energji elektrike shtëpitë, shkollat dhe qytetet e tyre. Ata mësojnë detaje mbi digën e Komanit, që është kompleksi më i madh që përfshin kaskada (hidro) të cilat prodhojnë 65 për qind të kërkesës për energji elektrike në Shqipëri.
Një burim i tillë energjie nuk prodhon mbetje, është i pastër dhe i rinovueshëm. Kjo pjesë e rëndësishme e infrastrukturës është tashmë gati për një riparim të madh, me qëllim përforcimin e sigurisë së digës, njofton më tej Ballakans.com.
BERZH po investon 12.7 milionë euro në këtë operacion me vlerë 70 milionë euro, ku po merr pjesë qeveria shqiptare dhe institucionet të tjera financiare ndërkombëtare. Në këtë pikë, ka shumë për të bërë duke marrë parasysh që nuk është bërë ndonjë punë e madhe për mirëmbajtjen, që prej viteve që është ndërtuar, njofton agjencia.
Puna për sigurimin e digës pritet të nisë në mars të vitit 2015, është shprehur Astrit Beqiri, drejtori i histrocentralit të Komanit në Korporatën Energjetike të Shqipërisë (KESH), bën të ditur Balkans.com. Përfitimet nga riparimi i digës janë të qarta. Hidrocentrali do të mundësojë edhe më shumë energji elektrike në mënyrë të sigurt dhe do të ndihmojë ekonominë dhe popullin shqiptar, përfundon agjencia. /Balkanweb
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.