Ndryshe nga ish-republikat e tjera sovjetike, Kroacia ende ka borxh rreth 45 milion dollarë në nga e kaluara e saj si Jugosllavi, pretendon UBS në Gjykatën Federale.
Gjigandi zviceran bankar pretendon se ka emetuar për ish-Bankën Kombëtare të Jugosllavisë dhe banka të tjera një marrëveshje të quajtur “Alternative Participation Instruments” (API), në fund të vitit 1998, ku ka përcaktuar një afat 10-vjeçar për të shlyer rreth 80 milionë dollarë të borxhit të rifinancuar.
Afërsisht tre vjet më vonë, Kroacia dhe Sllovenia u shkëputën nga Jugosllavia duke u bërë kombet e para ish-sovjetik që deklaruan pavarësinë e tyre më 25 qershor, 1991. Luftërat jugosllave ‘kapluan’ shumë shpejt rajonin për gati një dekade, duke ngjallur konflikte etnike në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Serbi.
Teksa u shemb Jugosllavia, Kroacia dhe kombet e tjera të sapo formuara ndanë asktivet e bankës së saj kombëtare, dhe Kroacia mori një porcion të përgjegjësisë së saj, deklaron UBS.