Një raport mbi ndikimet e mundshme ekonomike të Kupës së Botës 2026 në tre tregjet e Amerikës së Veriut: Kanada, Meksikë, SHBA, zbuloi se mundësia e zhvillimit të kompeticionit në këto tre vende do të sillte të ardhura prej 5 miliardë dollarësh.
Të ardhurat e Botërorit të 2026 në Amerikën e Veriut, 3 – 4 miliardë dollarë të ardhura neto nga shpenzimet publike
Siç raportohet nga “Inside World Football”, në të vërtetë, tre shtetet në fjalë janë kandidatët kryesorë për të organizuar këtë eveniment së bashku, dhe është llogaritur se me fitimin neto nga shpenzimet publike, veprimtaria ekonomike do të sillte përfitime 3-4 miliardë dollarë. Raporti i “United Bid Committee” të Boston Consulting Group, thekson se qytetet që do të presin organizimin e ndeshjeve do të përfitojnë rreth 480 milionë dollarë secili. Kupa e Botës 2026 do të jetë edicioni i parë që do të zhvillohet në formatin e ri, ku pjesëmarrëse do të jenë 48 ekipe (aktualisht formati i Botërorit parashikon 32 pjesëmarrës).
Sipas “United Bid Committee” kjo lëvizje do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave për FIFA-n, pas zhvillimit të kompeticionit në Rusi dhe Katar. Të dhënat tregojnë se zhvillimi i Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut, do të jetë jo vetëm në favor të FIFA-s por edhe qyteteve pritëse, sepse të ardhurat financiare do të shpërndahen, duke lënë mënjanë problemet financiare që mund të rrënonin ekonominë, si rasti i Brazilit pas Kupës së Botës 2014.
Kupa e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, do të rritet numri i vendeve të punës dhe pagat
Përveç rritjes 160-620 milionë dollarë që do të vijë nga aktivitetet ekonomike në qytetet pritëse (90-480 milionë nga shpenzimet publike) raportet thonë se Kupa e Botës do të ndihmojë në hapjen e 40.000 vende pune dhe mbi 1 miliard do të shërbejnë për rritjen e pagave të punëtorëve në të gjithë Amerikën e Veriut.
Infrastruktura ekzistuese bën të mundur që vendet e Amerikës së Veriut të reduktojnë kostot në lidhje me evenimentin.
Përgjegjësi për eventin në Meksikë, Yon De Luisa theksoi se ekonomia nuk do të jetë vetëm në dobi të vendeve organizatore, por edhe në dobi të FIFA-s: “Në përgjithësi oferta për organizimin e Botërorit 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfaqësojë tregun komercial më të madh në botë dhe do të ofrojë mundësi përfitimesh ekonomike dhe sociale për qytetet pritëse ashtu si dhe për FIFA-n, duke siguruar stabilitetin e nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vitet që do të vijnë”.