Fitorja e fundit presidenciale e Donald Trump përkon me zgjedhjet e Maqedonisë, ku Nikola Gruevski pritet të rizgjidhet kryeministër. Zhvillimet politike në të dy vendet shënojnë vitin 2017 si një periudhë vendimtare për marrëdhëniet e mëtejshme amerikano-maqedonase.
Dikush mund të pyesë se pse Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen për Maqedoninë. Ç’është më e rëndësishmja, Maqedonia paraqitet si një komb miqësor e i qëndrueshëm gjatë kohës së trazirave në një rajon të rëndësishëm. Kombinimi i krizës së refugjatëve sirianë dhe ekonomia e dështuar e Greqisë lënë të ardhmen e Europës të pasigurt. Gjatë kësaj periudhe jo të qëndrueshme, Maqedonia dhe Nikola Gruevski kanë vepruar si një mik dhe aleat i domosdoshëm për Shtetet e Bashkuara.
Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku për t’i dhënë fund krizës së refugjatëve. Për më tepër, interesi i Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n në mënyrë që ajo të mund të ndihmojë anëtarët e NATO-s në luftën e tyre kundër terrorizmit dhe ISIS tregon për një mbivendosje të interesave mes Amerikës dhe Maqedonisë.
Maqedonia është vend i vogël, komb i mbyllur që ka vepruar si rruga kryesore e tranzitit për refugjatë nga lufta dhe kombet e prekura nga lufta si Siria. Si rezultat i rritjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme, Maqedonia mori masa të jashtëzakonshme për të trajtuar sigurinë dhe shqetësimet humanitare të shkaktuara nga kriza e refugjatëve që ndodhi.
Pavarësisht se janë të rrethuar në të tre anët nga vende të Bashkimit Europian dhe të NATO-s, të cilët kujdesen për njëri-tjetrin, Maqedonia u la për t’u përballur vetë me krizën e refugjatëve.
Stabiliteti politik i rajonit të Ballkanit është kërcënuar nga kriza e refugjatëve. Për të parandaluar pasigurinë e mëtejshme, Maqedonia u ka siguruar kalim të sigurt për qindra mijë refugjatë. Vendet fqinje u mbështetën te Maqedonia dhe e panë vendin si një lider në rajon për këtë çështje.
Më shumë se 1 milion njerëz erdhën nga Turqia dhe përmes Greqisë në përpjekje për të arritur në BE. Edhe pse Maqedonia nuk ishte destinacioni final, Maqedonia e përballoi situatën dhe refugjatët që përdorën rrugën e Ballkanit Perëndimor në Greqi nëpërmjet Maqedonisë.
Maqedonia i është dashur të durojë kosto të konsiderueshme në trajtimin e këtyre sfidave që nuk ishin vetëm të tyre, por një problem global në pragun e Maqedonisë. Roli kyç i Maqedonisë në krizën e refugjatëve ka ndihmuar që ky vend i vogël të shndërrohet në një aleat të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it dhe luftën kundër terrorizmit më gjerë.
Me fitoren presidenciale të Trump dhe zgjedhjen e mundshme të Nikola Gruevski në dhjetor, është më e rëndësishme se kurrë që dy vendet të punojnë së bashku në luftën globale kundër terrorizmit dhe të ndihmojnë Maqedoninë për t’u bërë një anëtare e plotë e NATO-s në vitin 2017.
Vendndodhja fizike e Maqedonisë e bën atë një udhëkryq ku Lindja takon Perëndimin. Pas dy dekadave me investime, kjo zonë kronike e prirë për luftë ka filluar të stabilizohet. Amerika nuk mund ta harrojë Maqedoninë dhe Ballkanin.
Me Putinin dhe Rusinë në pragun e saj, është e domosdoshme që Amerika dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump të pengojnë përpjekjet ruse në Ballkan duke bërë të mundur që Maqedonia të hyjë në NATO. Bashkimi me këtë organizatë do të bëjë Maqedoninë shumë më pak të prekshme nga ndërhyrjet e Kremlinit dhe, më e rëndësishmja, do të mundësojë që Maqedonia të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Amerikën dhe Perëndimin në 2017.