Të përdorësh një kompjuter të Microsoft Surface është një ndjesi pak a shumë si ajo e një kafshe në kopshtin zoologjik. Vendosur në një kabinë pilotimi avioni, njerëzit do të shikonin të hutuar. Disa prej tyre do të qeshnin se sa qesharakë do të dukeshin, të tjerë do të pyesnin sikur të ishit një kuriozitet ekzotik dhe do të ngacmonin për këtë. Nëse do të ishit me fat, ndonjë do të mundohet të të ushqejë ose t’ju blejë ndonjë pije.
Këto ditë, Microsoft është duke ofruar Surface Pro 3, i cili doli në treg në qershor. Nëse ka diçka që mund të thuhet rreth kësaj “makine”, ajo është: “absolutisht një kënaqësi”.
Gjithçka e keqe në versionin e vjetër të kompjuterëve Surface është e mirë në Surface 3. Tableti është i lehtë, i shpejtë, ka një ekran të bukur, është i qëndrueshëm dhe ka një stilolaps. Gjithashtu ka porta, punon mirë me shërbimet online të Microsoft dhe ka aplikacione. Reagimi ndaj prekjeve të ekranit është “ultra-responsive” dhe ka një jetëgjatësi baterie që është solide. Surface i ri ka një “kamalec” ashtu si paraardhësi i tij, përveçse versioni më i fundit punon më mirë. Tashmë atë mund ta vendosësh në çdo pozicion që dëshiron. Gjithashtu tastiera është shumë herë më e mirë. Mund të shtypësh shumë shpejt dhe tastiera juaj do të jetë për bukuri. Microsoft e ka bërë në një mënyrë të tillë tastierën që të lëvizë në një formë më të këndshme kur hapet ose mbyllet.
Si rrjedhojë e gjithë ndryshimeve të bëra nga Microsoft, tashmë mund ta përdorni Surface e ri si kompjuterin kryesor në punën tuaj, ndërkohë që udhëtoni. Është mjaftueshëm i mirë për të marrë shënimet gjatë një interviste dhe për të shkruar histori apo për të lundruar në web në tavolinën tuaj gjithë ditën. Gjithsesi ky kompjuter shkëlqen më së shumti si një pajisje argëtimi. Ju mund t’ia hiqni tastierën dhe mund ta përdorni “kamalecin” për ta pozicionuar Surface-n tuaj për të parë një video në avionë, tavolinën e mëngjesit apo në krevatin tuaj. E njëjta gjë shkon edhe për shkrimet e gjata ose karakteristikat e revistave.
Të gjitha këto çojnë në problemin se sa e shet Microsoft Surface 3. Në vend të blini dy pajisje, ju mund të keni një që kryen të gjitha funksionet e kërkuara më së miri. Një Surface është një shoqërues udhëtimesh dhe tableti më i mirë në treg.
Pajisja fillon nga 799 dollarë, që mund të jetë çmimi i duhur për super tabletin dhe shoqëruesin e udhëtimeve. Nisur nga këtu, gjërat ndërlikohen shumë shpejt. Versioni 256 GB (64 Gb version bazë) plus një çip shpejtësie dhe një tastierë e veçmas kushtojnë rreth 1400 dollarë.