Burime të ndryshme thonë se sulmuesi i Realit, i cili kërkohet edhe nga Milan, do t’i bashkohet së shpejti Antonio Conte-s
Alvaro Morata është shumë pranë transferimit te Chelsea. Në këtë mënyrë do të plotësohet dëshira e trajnerit Conte, i cili gjatë gjithë kësaj merkatoje është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Diego Costa.
Blutë e Londrës janë gati të paguajnë 80 milionë euro për sulmuesin e kombëtares spanjolle.
Tratativa është drejt finalizimit dhe duket se do të plotësoje kërkesat e Los Blancos. Tashmë kampionët e Europës mund të ëndërrojnë blerjen e Kylian Mbappè.
Bashkë me shitjen e Hames Rodriguez, kapitali i Florentino Perez do të shkojë 150 milionë euro. Trajneri Conte do të ketë nën urdhrat e tij sulmuesin që nuk pati fatin ta kishte në vitin 2014 duke qenë se ardhja e Morata-s tek Juventus përkoi me largimin e Antonio Conte-s.