Pas prezantimit të Moto Z2 Play, të Moto Z2 Force dhe të Moto G5s, kompania kineze-amerikane (e cila është blerë nga Lenovo) është gati të hedhë në treg një pajisje të re: Moto X4. Bëhet fjalë për një telefon, sektori fotografik i të cilit është mjaft i veçantë.
Moto X4 do të ketë një dopio kamerë të pasme me inteligjencë artificiale. Software i smartphone do të përshtatë automatikisht funksionet e fotokamerës për të shkrepur foto me cilësi të lartë.
Por jo vetëm. Inteligjenca artificiale do të ndihmojë përdoruesin të zgjedhë edhe fokusin më të mirë. Ndër të tjera, xhami që mbron dy objektivat e pasmë, do të mundësojë suportimin e teknologjisë 3D, duke e bërë Moto X4 një ndër cameraphone më interesantë në treg.
Karakteristika të Moto X4
Karakteristikat teknike të Moto X4 janë shumë interesante. Ai do të ketë sistemin operativ Android 7.1.1 Nougat, procesor Snapdragon 630 SoC. i suportuar nga 3GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Po ashtu, do të realizohet edhe një version premium me 4GB RAM dhe 63 GB memorie të brendshme.
Në pjesën e përparme, smartphone do të jetë i tëri në alumin dhe do të ketë edhe një lexues të gjurmëve dixhitale. Sipas disa zërave, pajisja do të marrë certifikatën IP 68, që e bën të papërshkueshëm nga uji dhe rezistente nga pluhuri dhe goditjet. Ekrani do të jetë 5 inç me rezolucion 1920 x 1080 piksel. Bateria do të jetë 3000 mAh.
Siç e thamë, sektori fotografik është mjaft interesant. Përveçse do të ketë teknologji 3D dhe inteligjencë artificiale, fotokamera e pasme do të ketë një sensor të dyfishtë prej 13 megapiksel. Ndërsa kamera e përparme do të jetë 16 megapiksel
Çmimi dhe data e daljes në treg
Edhe pse Lenovo-Motorola nuk e kanë konfirmuar ende datën e daljes në treg, me shumë mundësi, Moto X4 do të hidhet në treg në vjeshtë të këtij viti. Sa i përket çmimit, për momentin nuk ka të informacione.