Të mirat: Cilësi e mirë ndërtimi, fuqi, funksion “me vezullim” për njoftimet edhe me ekran të fikur, autonomi e mirë, përvojë interesante në lojëra
Të këqijat: Nuk është shumë i lehtë dhe kompakt, ekrani s’është Full HD, 8 GB memorie, altoparlant i vogël, fotokamera në standardet më të mira të Nokia-s
Të përgjithshme: Është një fablet Windows Phone 8, me ekran 6 polësh, fotokamerë 5 megapiksel.
Çmimi: 349 euro
Nokia Lumia 1320 është një smartfon me ekran të madh që vjen së fundmi nga prodhuesi i njohur finlandez, që e paraqet si një model më të përparuar se modeli 1520. Te Nokia Lumia 1320 gjejmë procesorin Qualcomm Snapdragon S4, dual core 1.7 Ghz, të cilit i shtohet edhe memoria 1 GB RAM. Memoria e brendshme është vetëm 8 GB, por mund të zgjerohet me anë të kartës microSD deri në 64GB, ndërsa fotokamera e pasme është vetëm 5 megapiksel dhe nuk është e pajisur me funksionin e njohur PureView.
Ekrani është LCD IPS 6 polësh diagonal, me rezolucion 1.280×720 piksel dhe densitet 245 ppi. Për sa i përket ndërlidhjes, tek aparati gjendet skeda micro SIM për pjesën telefonike, Wi-Fi e Bluetooth, por edhe formati LTE për shkëmbimin e të dhënave me shpejtësi të lartë (deri në 100 Mbps në shkarkim).
Aparati furnizohet nga bateria 3.400 mAh, ndërsa sistemi operativ është Windows Phone 8. Aspekti teknik është larg atij që kanë fabletët e gamës së lartë, megjithatë ofron një përvojë të kënaqshme dhe me shërbimet bazë.
Dizajni i 1320 është tradicional i aparateve Nokia të fashës së mesme, me linja të qarta, kënde të rrumbullakosura. Pjesa e pasme e aparatit është me material plastik, ndërsa ajo e përparme me Gorilla Glass 3. Përvoja e përdorimit është e këndshme dhe lejon fluiditet në navigimin me Windows Phone 8. Për fat të keq, ekrani nuk shkëlqen sa i përket rezolucionit: 1.280×720 piksel dhe nuk jep shumë detaje duke e bërë disi të vështirë leximin e teksteve të vogla.
Ajo që mund të thuhet është se Nokia Lumia 1320 është një fablet i nivelit të mesëm, i pajisur me karakteristika interesante (si ajo e shfaqjes së njoftimeve, edhe kur ekrani është i mbyllur). Nga ana tjetër, skeda teknike vlerësohet si përgjithësisht e balancuar. Përvoja e navigimit në internet është e kënaqshme, por ka vështirësi në leximin e shfaqjeve në 3D. Ndër defektet e këtij aparati mund të nënvizojmë rezolucionin jo shumë të lartë dhe altoparlanti është vërtet shumë i vogël. Fotokamera, edhe pse ofron rezultate të mira, nuk u përgjigjet standardeve të larta të modeleve të tjera të Nokia-s. Dizajni, edhe pse i këndshëm, nuk vlerësohet për elementët e lehtësisë ose kompaktësisë.