Paundi u rrit, teksa Banka e Anglisë mbajti normat e interesit të pandryshuara edhe pse guvrnatori Mark Carney ishte angazhuar që të merrte çfarëdo veprimi që të ishte i nevojshëm për të mbështetur ekonominë britanike nga rënia, pas vendimit për të lënë Bashkimin Europian.
Stërlina u forcua ndaj të 16 monedhave kruyesore, teksa zbardha e diskutimeve në takimin e Bankës së Anglisë tregoi se tetë nga nëntë anëtarët e Komitetit të Politikave Monetare votuan për të mbajtur normën bazë në një nivel të ulët rekord prej 0.5%, ku po qëndron prej marsit 2009.
Paundi u rrit 1.6% në $1.3357 në Londër dhe u forcua 1% në 83.48 pence për euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.