Hoteli më i shtrenjtë në botë
Një pushim luksoz nuk mund të përfshijë më shumë luks sesa ofrohet në të vetmin hotel me 7 yje të botës, me dhoma çmimi i të cilave fillon me 550 GBP për natë, ku ju duhet të bëni diçka mbresëlënësë në mënyrë që të dalloni prej milionerëve dhe njerëzve të famshëm të cilët frekuentojnë shpesh këtë hotel me luks të tepruar. Zgjidhja do të ishte të vizitonit barin “Sky View” që jo vetëm ofron pamje panoramike të të gjithë Dubait, por gjithashtu koktejlin më të shtrenjtë në botë. Koktejli “27,321” që e ka marrë emrin nga vetë çmimi i shitjes në monedhën vendase, në monedhën e Britanisë së madhe do të emërohej si koktejli 5,029.00 GBP.
Është stina e verës dhe ju keni nevojë të largoheni nga ambjenti i përditshëm. Nëse dëshironi të kaloni pushime super dëfryese, ju rekomandojmë të konsideroni Hotelin “Pallati i Emirateve” në Abu Dhabi, Dubai, ku një qëndrim një javor do t’ju kushtojë rreth 1 Milion Dollarë.
Por çfarë përfshihet në pushimin një javor tek hoteli më i shtrenjtë në botë? Si fillim, paketa me Suitë përfshin bileta aeroplani të klasit të parë, një automjet luksoz Maybach më shofer personal, shërbëtor personal dhe trajtime ditore në qëndrën klimaterike. Për ata që dëshirojnë të largohen nga ambjentet e hotelit, Drejtoresha e Marketingut dhe Shitjeve të hotelit, Janet Abrahams, na njofton se paketa mund të ndryshohet për të “përfshirë udhëtime ditore me avion privat në drejtim të Iranit për të endur vetë tapetin tuaj Persian nga krijuesit më ekskluzivë dhe të famshëm, në drejtim të Detit të Vdekur në Jordani për të përjetuar detin e famshëm dhe dhe trajtimet e famshme në llixhat e Anatara në Hotelin Kempinski Ishtar, në drejtim të Bahrain-it për të provuar eksperiencën e zhytjes në kërkim të perlave. Perla juaj më pas do të vendoset në një bizhuteri unike me punim dore. Dhe gjatë gjithë ekskursioneve tuaja, shërbyesi personal do jetë i pranishëm për t’ju asistuar dhe për të shërbyer si udhërrëfyes.” Golf, peshkim në ujrat e thella, përgatitje parfumesh, dhe ekskursione të ndryshme në shkretëtirë dhe në ishuj janë të disponueshme si alternativa të aktiviteteve të shumta.
Dhurata të tjera luksoze që përfshihen në këtë paketë përfshijnë Shampanjën e artë të Pallatit të Emirateve, perlat më të rralla në botë nga Robert Wang, dhe një përzgjedhje pistoletash sportive hollandeze. Për 1 milion USD, do të mund të blihej një hotel i tërë, por në këtë rast suita juaj do të kufizohej me një perimetër prej 2.1336 m katrorë. Gjithsesi, vetëm e drejta per tu mburrur pas njëeksperience të tillë do të ishtë një dëfrim më vete.
Marrja me qera e një jahti privat në ishujt Maldive
Annaliesse dhe anija motër e saj Alysia, janë jahtet me qera më të shtrenjta në botë, që mund të merren me qera për 85,000 GBP për ditë, ku ju dhe rreth 36 të ftuar të tjerë mund të lundroni rreth ishujve Maldive në një stil shumë serioz. Annaliesse merret me qera duke përfshirë në çmim 34 anëtarë ekuipazhi, të gatshëm për të kënaqur çdo dëshirë apo kapriço të të ftuarve, dhe me një gamë të gjërë facilitetesh në bord përfshirë këtu një vaskë romanë prej mermeri, sauna, dhomë me avull, Xhakuzi, sallon bukurie, shtretër ku mund të bëni terapi të ndryshme dhe një qëndër masazhi. Megjithatë, edhe princesha më e përkëdhelur mund të mërzitet nga të rregulluarit e llustruarit gjatë tërë kohës, dhe për këtë, nëse e shikoni të nevojshme të bëni një pushim nga ky luks, gjithmonë mund të preheni në librarinë ose kinemanë e jahtit.
Të fluturosh me biletën më të shtrenjtë në botë
Pushimet tuaja luksoze fillojnë në momentin që hipni në avion, në mënyrë që udhëtimi juaj të jetë po aq i paharrueshëm sa edhe pushimet tuaja luksoze. Bileta më e shtrenjtë e avionit kushtoi 100,000 Dollarë, dhe është shitur nëpërmjet eBay në 2007, blerë nga një Australian me të dashurën e tij për udhëtimin e inagurimit të Singapore Airline me Autobusin ajror jumbo A380. Por nuk ka gjë më të bukur sesa konkurrenca e shëndetshme në industrinë e udhëtimeve ajrore, kështu me Boeing që ka caktuar fluturimin e tij të parë me 787-Dreamliner në 1 korrik, ju mund të jeni në gjendje të gjeni një biletë edhe më të kushtueshme.
Të hani vaktin më të shtrenjtë në botë
Vakti më i shtrenjtë në botë është shitur në Restorantin “Dome” në Bangkok në vitin 2007. Lista e të ftuarve përfshinte veçse 15 persona, shumica mongolë të lojrave dhe mediave amerikane dhe aziatike, me vaktin që kushtoi 300,000 dollarë. Ky vakt përfshiu gjashtë shefa kuzhine të ndryshëm që fluturuan nga pjesë të ndryshme të botës. Tani që ky vakt me 8 pjata është konsumuar, ju mund të shijoni ende një vakt pak më të lirë gjatë pushimeve tuaja luksoze në restorantin e ambjentit të jashtëm të hotelit, Sirocco. Ky restorant gjithashtu mburret për marrjen e titullit të restorantit me ushqimet më të mira të detit në botë.
Pushime në kompleksin turistik Rani në Maldive
Ishujt Maldive janë një destinacion mahnitës për pushime luksoze dhe Rani është përfundimisht një prej komplekseve turistike më luksoze dhe më të shtrenjta në botë. Një natë këtu do t’ju kushtojë rreth 7,000 GBP, por ky është një shpenzim që ia vlen. Shuma prej katër shifrash ju lejon të përdorni për disa orë jahtin kryesor të kompleksit dhe ushqim e pije pa limit, si edhe trajtime në qendra klimaterike. Megjithatë, nëse nuk e shihni të arsyeshme të shpenzoni aq shumë para veç për një ditë, mos u shqetësoni pasi maldivet ofrojnë komplekse të tjera luksoze dhe hotele me butiqe ku ia vlen të eksplorosh.