Prania online është thelbësore për të qenë një “menaxher 4.0”

10/09/2018 4:51 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kultura jonë na imponon të jemi gjithnjë online, gjithnjë të përditësuar, gjithnjë të pranishëm në çdo rrjet social.

Jo të gjithëve u pëlqen, është një aktivitet që kërkon kohë, e mbi të gjitha kërkon vëmendje të madhe për atë që mund (ose nuk mund) të publikoni.

Është një aktivitet që, kushdo që drejton një kompani, nuk mundet t’i shpëtojë. Kohët e fundit pata një drekë pune me një zotëri fantastik, i cili ka një telefon të vjetër Nokia, një nga ato pajisje që marrin dhe dërgojnë vetëm mesazhe, nuk ka Internet dhe asnjë aplikacion. Ata që kanë nevojë për mua – më thotë – mund të më marrin në telefon, dhe në rast se nuk është i disponueshëm – është gjithnjë asistentja ime. Por bëhet fjalë, për një rast unik, pasi fama e tij i paraprin atij dhe rrjetet sociale për të mund të jenë të tepërta.

Po gjithë drejtuesit e tjerë? Para se të bëjë një intervistë punë, një kandidat i kujdesshëm shikon faqen e kompanisë dhe kërkon online për personin me të cilin duhet të kontaktojë. Nëse është vërtet “shumë-shumë” i kujdesshëm, mund të lexojë intervistat dhe të përpiqet të kuptojë, nëse ka thënë, në ndonjë rast, opinione personale mbi ndonjë ngjarje të veçantë ose kërkon informacione personale. Mund edhe të ndodhë që është online, pa e kuptuar. CEO I një kompanie shumëkombëshe japoneze më ka përsëritur shpeshherë se nuk ka një profil në Twitter. Por duke shkruar emrin e tij, hapej një fotografi e bukur, e shprehur në një event në të cilin ai kishte marrë pjesë edhe ishte publikuar me një tag në një profil, me emrin e tij, bosh.

Në një kohë lidhjeje si kjo e sotmja nuk mund të pretendojmë se rrjetet sociale nuk ekzistojnë. Duhet të mësojmë të zgjedhim përmbajtjet që duhet të publikojmë dhe duhet ta bëjmë në atë mënyrë që të ndahen vetëm informacionet që dëshirojmë. Cilat foto duam të publikojmë. Cilat janë çështjet që duam të diskutojmë? Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, cilat publikime apo imazhe nuk duam absolutisht të jenë të lidhura me ne?

Të kontrollosh atë që thuhet mbi ne në rrjetet sociale është thelbësore, pasi, në rast publikimesh të pakëndshme, duhet të veprojmë menjëherë. Stina e verës mund të jetë një rast i mirë për të përmirësuar profilin tuaj online. Ju mund ta nisni nga një analizë e asaj çfarë keni, në cilët rrjete sociale jeni? A keni profile në Facebook apo Instagram të hapur apo të mbyllur? Cilat foto janë të aksesueshme. Nëse shkruani emrin tuaj në Google, çfarë shfaqet? Pasi të keni kapërcyer këtë hap, mund të nisni të punoni për përmbajtjen.

Gjatë një eventi në të cilin mora pjesë, një i ftuar nuk e dinte se kush isha dhe më kërkoi online. Me habi, më tregoi në fund të fjalimit tim – gjeti mjaft faqe me intervista, artikuj apo publikime të ngjashme. Ai, i cili ka një karrierë shumë më të suksesshme se imja, nuk ka përdorur kurrë rrjete sociale si një tregues të gjithë asaj që ka bërë ndër vite. Dhe kuptoi se nuk është më e mundur të mos jesh prezent online, në mënyrën e duhur, edhe për arsye biznesi.

*Managing Director i EasyHunters
Burimi: Il Sole 24 Ore

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz