Të shkosh me pushime në Dubai është sikur të hysh në një “Luna Park” gjigant.
Adrenalina dhe emocioni e bëjnë një ndër destinacionet më të mira për familjet.
Këtu kënaqësia ecën përkrah rekordeve.
A e dinit, për shembull, që parku më i madh tematik (një park me lojëra që u kushtohet familjeve) ndodhet pikërisht këtu? Quhet IMG Worlds of Adventure dhe ka kushtuar 1 miliard dollarë! Këtu mund të ndërveproni me dinozaurë, me madhësi natyrore. Këtu fëmijët do të takohen me heronjtë e tyre Spider-Man, Hulk, Iron Man e Thor.
Jemi në mes të shkretëtirës, por në Dubai mund të bëni edhe ski! Po, po, e kuptuat mirë, në Ski Dubai do të gjeni male të mbuluara nga bora (me borë të vërtetë) – ski e rrëshqitëse në të njëjtën kohë – një përvojë disi absurde, por vërtet unike.
Jemi në mes të shkretëtirës, e megjithatë në Dubai mund të bëni një shëtitje në një pyll tropikal: mjaft që të shkoni në Green Park, në zonën elegante të shopping të City Walk për të zbuluar një ekosistem të mrekullueshëm flore, faune dhe kënaqësie (3000 bimë e kafshë).
Dhe për të mbetur tek tema e rekordeve dhe gjërave të çuditshme – në mes të një peizazhi shkretëtirë ndodhet kopshti me lule më i madh në botë. Po flasim për Dubai Miracle Garden, vetëm pak minuta me makinë nga qyteti, me më shumë se 45 milionë bimë, të cilat krijojnë skulptura dhe vepra me ngjyra dhe forma fantastike.
Në Dubai, parqet ujorë janë të parezistueshëm: një për të gjithë: Aquaventure Waterpark është cilësuar një ndër më të bukurit në botë: rrëshqitëse me shumë adrenalië, malet ruse ujore… dhe zhytje pranë delfinëve.
Dhe nëse nuk jeni kënaqur ende mund të provoni adrenalinën e hedhjes me parashutë, në galerinë e erës vertikale Fly në Mirdif City Centre: nuk do të jeni kurrë më shumë se tre metra nga toka, por do t’ju duket sikur të fluturoni. Një përvojë që do t’ju lërë pa frymë, e përshtatshme edhe për fëmijët më shumë se tre vjeç.
Në fund, provoni muzeun OliOli, e cila do t’i ekzaltojë shumë fëmijët tuaj – tetë galeri për fëmijë nga 2 – 11 vjeç me aktivitete të larmishme (do të mësojnë duke u argëtuar). Nga lëshimi i raketave te krijimi i veprave të artit në 3D dhe në fund ndërtimi i fortesave.
Pas gjithë këtyre aktiviteteve, me siguri në fund do t’ju ketë marrë uria. Për këtë ju këshillojmë Beachcombers, një restorant me një menu të shijshme me ushqime deti, i cili u kushton vëmendje të veçantë klientëve më të vegjël.
Hoteli për i mirë për familjet në Dubai? Zgjidhni Jumeirah Beach Residence, i cili ndodhet pranë bregdetit, ku rreth e qark ka shumë restorante, bare dhe dyqane. Ideal për të shijuar detin.