Inflacioni vjetor ka rënë përsëri në Qipro në prill të 2015, në -1.7%, në krahasim me -1.4% në mars 2015, sipas Eurostat.
Inflacioni vjetor i zonës së euros ishte 0.0% në muajin prill të vitit 2015, nga -0.1% që shënoi gjatë muajit mars. Në prill të vitit 2014 norma ishte 0.7%. Inflacioni vjetor i Bashkimit Evropian ishte gjithashtu 0.0% në prill 2015, nga -0.1% në muajin mars. Një vit më parë norma ishte 0.8%.
Sipas Eurostat, në prill të vitit 2015, norma vjetore negative janë vënë re në dymbëdhjetë Shtetet Anëtare. Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Greqi (-1.8%), Qipro (-1.7%), Bullgari dhe Poloni (të dyja me nga -0.9% respektivisht). Normat më të larta vjetore janë regjistruar në Maltë (1.4%) dhe Austri (0.9%).
Krahasuar me muajin mars të vitit 2015, inflacioni vjetor ra në nëntë shtetet anëtare, duke vijuar i qëndrueshëm në një dhe duke u rritu në shtatëmbëdhjetë.