Kjo nismë për të nxjerrë në pah kryeqytetin europian më të zhvilluar nga ana e kulturës ka filluar në vitin 1985, vit ky gjatë të cilit u zgjodh Athina si Kryeqyteti Europian i Kulturës, i cilësuar si vendi ku lindi dhe u zhvillua demokracia dhe zgjedhja e lirë dhe e drejtë. Më pas, në vitin 1986 u zgjodh Firence dhe më pas, më 1987 u zgjodh Amsterdami, në vitin 1988 Berlini, në vitin 1989 Paris dhe më 1990 Glasgou. Dhe ishte pikërisht viti 1990 ai që bëri ndryshimin me zgjedhjen e Glasgout, i cili u cilësua si një prej qendrave më të famshme të arkitekturës dhe pasurisë muzikore të ruajtur me shumë fanatizëm prej shumë vitesh. Thesaloniki, zgjedhja e vitit 1997 ishte një tjetër që tërhoqi shumë vëmendje.
Dekada e fundit ka nxjerrë në pah disa kryeqytete të cila nuk mendoheshin se do të cilësoheshin si disa prej qendrave më të rëndësishme të kulturës europiane:
E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja | Kryeqytetet dhe qytetet europiane të kulturës
1985: Athina
1986: Firence
1987: Amsterdami
1988: Berlini
1989: Parisi
1990: Glasgou
1991: Dublini
1992: Madridi
1993: Antwerp
1994: Lisbona
1995: Luksemburgu
1996: Kopenhagën
1997: Thesaloniki
1998: Stokholmi
1999: Vajmar
2000: Avignona, Bergena, Bolonja, Brukseli, Helsinki, Krakovi, Praga, Reikjaviku , Santiago de Compostela
2001: Roterdam, Porto
2002: Bruges, Salamanka
2003: Grazi
2004: Genoa, Lille
2005: Cork
2006: Patras
2007: Sibiu, Luksemburgu
2008: Liverpuli, Stavanger
2009: Vilnius, Linz
2010: Esen, Stambolli
2011: Turku, Talin
2012: Guimares, Maribor
2013: Marsejë
2014: Riga, Umea
2015: Mons, Plzen
2016: San Sebastian, Wroklaw
2017: Aarhus, Paphos
2018: Leeuwarden, Valeta
2019: Matera, Plovdiv
2020: Rijeka, Galway
2021: Timisoara, Elefsina, Novi Sad
2022: Kaunas, Esch-sur-Alzette
Sibiu (2007)
Ky qytet që shtrihet në lumin Cibin në zemër të Transilvanisë është aq shumë i lënë në harresë, aq sa edhe kur u publikua zgjedhja e tij si një prej Kryeqyteteve Europiane të Kulturës, çudia ishte shumë e madhe. Linja ajrore Ryanair nuk shkon në Sibiu por Wizz Air shkon, prandaj gjithkush që dëshiron të vizitojë disa prej qendrave historike dhe kulturore më të bukura në botë nuk duhet ta lërë pa e vizituar.
Leeuwarden (2018)
Pjesa më e madhe e turistëve që vizitojnë Holandën shfaqin interes vetëm për qytetet e njohura të tilla si Amsterdami dhe Roterdami, por për Leeuwarden, kryeqyteti i provincës veriore të Friesland nuk është se ka tërhequr vëmendjen e turistëve. Por është pikërisht ky qytet ai që pritet të zgjidhjet si Qendra Europiane e Kulturës për 2018.
Pécs (2010)
Ky qytet shtrihet në pjesën jugore të Hungarisë, vetëm dy orë larg Budapestit. Këshillohet që këtë qytet ta vizitoni përpara se të shkoni në Budapest, ku ju do të mrekulloheni me Bilbiotekën Kombëtare që ndodhet këtu dhe me koncertet e shumtë që zhvillohen. Klima mesdhetare është padyshim shumë mikpritëse, por nuk mund të lihet pa u përmendur edhe vera vendase që është një prej thesareve të këtij qyteti.
Më poshtë lista me disa prej kryeqyteteve më të famshme në Europë, që çuditërisht nuk janë cilësuar kurrë si kryeqytetet europiane të kulturës:
- Roma
- Barcelona
- Londra
- Oslo
- Hamburgu
- Vjena
- Dubrovniku
- Zagrebi
- Beogradi
- Bukureshti
- Varshava
- Bratislava
Turku (2011)
Qyteti finlandez shtrihet në Perëndim të Helsinkit dhe 2011 ishte viti i tij më i suksesshëm në industrinë e turizmit, i cilësuar ndryshe si viti i tij i artë. Ky mund të cilësohet edhe si një prej qyteteve më të vjetra të Finlandës me disa prej katedraleve më mbresëlënëse dhe disa prej kishave më të bukura në të gjithë shtetin. Ky është cilësuar edhe si një prej qyteteve më në të pastra në Europë.
Guimarães (2012)
Guimarães është cilësuar si një prej qyteteve më të bukura në botë. Një prej pikave turistike më të njohura në këtë qytet janë Qendra e Arteve Ndërkombëtare “José de Guimarães”, një prej më të famshmeve në këtë shtet.
Luksemburgu është qyteti i vetëm në Europë që është vlerësuar dy herë, në vitin 1995 dhe në vitin 2007.
Maribor (2012)
Në vitin 2012, qyteti slloven që ndodhet në verilindje të këtij shteti është cilësuar si një prej qendrave më të mira të kulturës në Europë. Por e vetmja gjë që i këshillohet të gjithë atyre që duan ta vizitojnë këtë qytet, është që të mos shkojnë aty gjatë muajit nëntor.
Kosice (2013)
Kosice është qyteti i dytë më i madh në Sllovaki dhe në sajë të linjës ajrore Wizz Air, të gjithë britanikëve u është krijuar mundësia për ta vizituar atë me fluturim direkt. Në vitin 2013 ai u zgjodh si kryeqyteti europian i kulturës dhe disa prej pikave më të rëndësishme historike është muzeu Vojtecha Lofflera (të cilit i është vënë emri në kujtim të artistit sllovak të lindur në këtë qytet në vitin 1906), një tjetër është katedralja e Elizabetës dhe një prej muzeve të artit bashkëkohor.
Umeå (2014)
Një tjetër qytet shumë pak i njohur por që është gjithashtu edhe një prej qyteteve më të pastra në Europë është ai i Umeås në veri të Suedisë. Përveçse një prej qyteteve më të pastra, ai është edhe një prej qyteteve më të qeta.
Plzen (2015)
Një prej qyteteve më të famshme në Europë për birrën tejet të veçantë është ai i Plzen-it, i katërti për nga madhësia në Republikën Çeke dhe që në vitin 2015 u cilësua si një prej Kryeqyteteve Europiane të Kulturës.
Rijeka (2020) dhe Kaunas (2022
Për vitin 2020 është zgjedhur qyteti i Rijekës ndërsa në vitin 2022 është zgjedhur qyteti i Kaunas në Lituani.