Arkeolog, meteorolog, postier dhe tani edhe fotograf: i pajisur me 13 kamera që fotografojnë imazhe nga të gjitha drejtimet, vjen R1, ‘Selfie drone” i cili bën foto dhe video në lëvizje nga perspektiva e përdoruesit në çdo ambient, por në mënyrë tërësisht autonome.
Drone është zhvilluar nga një startup me tre studentë (Adam Bry, Abraham Bacharach dhe Matt Donahoe) të Institutit të Teknologjisë në Massachussets (MIT) me seli në San Francisko.
Që droni të vihet në lëvizje dhe më pas të ulet ju duhet të përdorni një aplikacion me të cilin mund të programoni paraprakisht kushtet e fotografimit dhe fluturimit, ose nëse doni, mund të bëni kontrollin manual.
“Është një kamerë fluturuese dhe autonome, e cila kupton ku je, vendin rreth teje dhe lëviz për të bërë video që ndryshe s’do të mund t’i bënit”, – thotë Adam Bry, një nga projektuesit e dronit. Dronët ekzistues kërkojnë një pilot njerëzor, disa kanë edhe një ndihmëspilot që u vjen në ndihmë, por ata nuk janë autonomë”.
Burimi: ANSA