Ka të njëjtën skemë mekanike dhe aftësi për terrene jashtë asfalti me modelin Nissan X-Trail, por dizajni është përshtatur me frymën e re stilistike të kompanisë. Detajet janë realizuar me shumë kujdes
KЁTЁ HERЁ Koleos mund t’ia dalë mbanë. Ndryshe nga seria e mëparshme e pafat, në vitin 2008, ky model i ri ka një dizajn të bukur, koherent me atë të modeleve më të mëdha Renault, si ai Talisman, si dhe cilësi montimi tejet të lartë, të domosdoshme për një sektor si ai i makinave SUV të segmentit D, që është në rritje të vazhdueshme në proporcion edhe me konkurrencën.
I realizuar me kujdes në çdo detaj, në veçanti konfigurimi Initiale Paris, me sedilje lëkure e mbështetëse koke të rehatshme, si dhe detaje të tjera, të tilla si sistemi multimedial R-Link 2 me ekran me prekje 8.7 inç (i cili suporton Apple CarPlay dhe Android Auto) dhe stereo Bose, të cilat theksojnë përkatësinë e këtij versioni ndër më të mirat modele Renault. Njësoj si pararendësi, modeli aktual Koleos, është prodhuar në Kore, në fabrikën e Renault Samsung Motors, ku realizohen edhe modelet Nissan X-Trail për tregun e Amerikës së Veriut.
Jo rastësisht këto dy modele ndajnë 50% të pjesëve të tyre, duke filluar nga platforma Cmf C/D, deri tek skema mekanike dhe aftësitë e tyre jashtë asfaltit. Dizajni është në përputhje me orientimin e ri të kompanisë. Detajet e Renault Koleos janë realizuar me kujdes, njësitë motorike janë diesel (me versionet 1.6 prej 131 kf dhe 2.0 prej 177 kf). Trasmisioni, i cili mund të jetë 4×2 ose 4×4, është i pajisur me kambio manuale me gjashtë marshe ose nga ajo me variacion të vazhdueshëm. Modeli i provuar në rrethinat e Helsinkit ishte versioni dCi 175 X-Tronic 4×4 Initiale Paris. Përveçse e realizuar me kujdes dhe e rehatshme, me shumë hapësirë në kabinë (me hapësirë të mjaftueshme për këmbët e pasagjerëve prapa), shoqëruar nga një bagazh relativisht i madh (nga 579 deri në 1.795 litra) dhe rezultoi shumë e qetë.
Rol për këtë luajnë xhamat anësorë me shtresa dhe funksionimi i veçantë i kambios X-Tronic, e cila sillet si një Cvt, duke e lejuar motorin të punojë në regjime të ulëta nëse drejtimi është i qetë dhe ndërkohë të punojë edhe si kambio automatike klasike (duke simuluar marshet) nëse drejtimi përshpejtohet. Vetëm rinisja e motorit në semafor është pak e ashpër. Mes kalibrimit të trasmisionit, suspensioneve të buta dhe sistemit të drejtimit jo fort të gatshëm por progresiv, drejtimi është i këndshëm pavarësisht pranisë së një nënkthimi të lehtë nëpër kthesa.
Me rrotat jashtë asfaltit, modeli Koleos ka treguar se është i aftë t’ia dalë edhe në situata jo fort të lehta, në sajë të mundësisë së fiksimit të shpërndarjes së momentit përdredhës mes boshteve, në vlerat 50:50, si dhe bllokimit “elektronik” të diferencialëve me Abs/Exp. Versioni dCi 130, i pajisur me motor diesel 1.6 dhe traksion në rrotat e para, ka treguar performanca të larta dhe manovrueshmëri të mirë të kambios manuale me gjashtë marshe, por zhurma brenda në kabinë ndihet.
Initiale Paris 4×4 MOTORI – L4 turbodiesel 1.995 cm3 FUQIA MAKSIMALE – 130 kW (177 kf) MOMENTI PËRDREDHËS – 380 Nm në 2.000 xhiro/min TRAKSIONI – integral KAMBIO – automatike Cvt 0-100 km/h – 9,5 s KONSUMI MESATAR – 17,2 km/l PËRMASAT – gjat. 467 – gjer. 184 – lart. 168 cm PESHA – 1.696 kg ÇMIMI – 43.200 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Institucionet financiare jobanka fituan pesë miliardë lekë ose rreth 48 milionë euro vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi i këtyre institucioneve u rrit me shumë se dy herë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, duhet theksuar se një pjesë…
Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 miliardë lekë obligacione me ofertë private për të mbuluar kërkesat e reja rregullatore, të lidhura me shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Sipas Bankës së…
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se rastet e padeklaruara të parave, që u tentuan të kaloheshin në kufi në vitin 2023, u rritën me 66% në raport me vitin paraardhës. Publikimi i librit jeshil të këtij institucioni jep edhe detaje mbi këtë aspekt të antitrafikut.…
Një projekt për ndërtimin e një parku eolik është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministria e publikoi këtë aplikim duke dhënë detaje mbi subjektin dhe kapacitetin, si dhe faktin që projekti është pavarur dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. “Në bazë të Nenit…
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të cilën vijojnë të përballen bizneset edhe në fillim të sezonit të ri turistik, ka ndikuar te shtimi i kostove, që është reflektuar te çmimet e restoranteve. Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, pohoi…
Në këtë vit akademik, për herë të parë, numri i nxënësve për mësues në shkollat publike është më i ulët se në shkollat private. Në vitin akademik aktual 2023-2024 në ciklin fillor, një mësues në shkollat publike kishte mesatarisht 15.1 nxënës, ndërsa në sektorin privat,…
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e aktiveve të sektorit bankar me 30 miliardë lekë vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në 2023, totali i aktiveve të sektorit bankar u rrit me afërsisht 5% dhe arriti një vlerë totale prej…
Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat e punëtorëve në shekullin XIX, për të kërkuar të drejtën e punës 8-orëshe, e ka humbur me kohë simbolikën e…
Kuzhina tradicionale shqiptare ka fituar terren, falë një kërkese në rritje të turistëve për të shijuar receta origjinale. Përvoja e shijimit të kuzhinës lokale është një mënyrë e mirë për turistët të njihen me kulturën dhe traditat e vendit. Nëpërmjet ushqimit, ata mund të kuptojnë…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1.2 milion qytetarë. Agjencia e Statistika të Kosovës ka njoftuar mbi ecurinë…
Shitjet me pakicë në Eurozonë u rritën në mars, duke shënuar rritjen më të lartë, që nga shtatori 2022. Aksionet europiane reaguan pozitivisht, të nxitura nga…
Përgjatë bregut të Athinës, një kompleks i madh shtëpish, hotelesh, marinash dhe më shumë, po merr formë. Në vijën bregdetare jugore të kryeqytetit të Greqisë, një…
Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit, janë rritur, pasi SHBA rriti kufizimet tregtare dhe sanksionet ndaj Kinës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare. Që nga pushtimi i…
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm…
• Maya Wald, drejtuese e marketingut për një startup teknologjik, ka intervistuar kandidatë për role të ndryshme. • Ajo thotë se shpesh takon kandidatë, që vijnë…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…
Megaqytetet e Kinës po fundosen në mënyrë të konsiderueshme; gati gjysma e qyteteve kryesore të vendit, tregojnë shenja fundosjeje. Një studim i fundit, i cili analizoi…