Rendi botëror që Amerika krijoi dikur po vihet në rrezik

16/06/2017 10:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Donald Trump

Dhe jo nga shkatërrimi me paramendim, aq sa nga përbuzja dhe neglizhenca

Një nga arsyet më të mëdha se përse Donald Trump bëhet pjesë e mijëra komenteve është sepse ai po e mban botën pezull në lidhje me veprimet e tij për politikën e jashtme.

Ai hodhi dyshime në lidhje me mbështetjen e tij për NATO-n, edhe pse stafi i tij vazhdonte të këmbëngulte se ai ishte në fakt duke ripohuar angazhimin e Amerikës ndaj kësaj aleance.

Teksa “The Economist” shkroi se Trump ishte gati për të shpallur tërheqjen e Amerikës nga Marrëveshja e Klimës së Parisit, ai ndryshoi sërish mendim, duke u shprehur se po merrte në konsideratë këshillën e globalistëve të Shtëpisë së Bardhë për të mos dalë nga kjo marrëveshje. Të dyja, apo diçka tjetër në këtë mes, kanë mundësi të ndodhin.

Në këto 19 javë pushteti, në Presidencën e z. Trump përveç kaosit dhe kontradiktave, një model i ri po shfaqet. Dhe ai nuk është aspak qetësues, si për Amerikën ashtu edhe për mbarë botën.

Mosmarrëveshja me Berlinin

Edhe nëse Trump i jep apo jo fund Marrëveshjes së Klimës, ai e tregoi mjaft qartë në Samitin e G7 në Taormina muajin e kaluar, që nuk ishte aspak i gatshëm për ta mbështetur atë.
Në të kaluarën, Trump i është referuar shkencës së ndryshimit të klimës si një “mashtrim” që synonte shkatërrimin e vendeve të punës. Braktisja e marrëveshjes do të kënaqë bazën e tij politike, thatësirat, deleguesit dhe sëmundjet e mallkuara.

E njëjta gjë edhe me NATO-n. Në Samit, ai i kritikoi ashpër aleatët demokratë, me të cilët Amerika ka bashkëpunuar për të ruajtur rendin ndërkombëtar gjatë këtyre 70 viteve të fundit, kritika që erdhën menjëherë pas takimeve që zhvilloi me liderë të ndryshëm botërorë, ndër të cilët mund të përmendim edhe Presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi. Ai vijoi duke i mëshuar faktit se europianët i detyrohen Amerikës shuma të konsiderueshme parash në lidhje me shpenzimet që ata kanë bërë në fushën e mbrojtjes.

Edhe pse ai ka të drejtë të argumentojë mbi faktin se buxhetet europiane të mbrojtjes duhet të rriten sa më shpejt, z. Trump e minoi rëndë sigurinë e të gjitha vendeve të NATO-s duke refuzuar të shprehë mbështetjen e tij për nenin 5 të Aleancës për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive sipas të cilit: “Një sulm ushtarak ndaj një vendi të Aleancës konsiderohet si sulm ushtarak ndaj të gjitha vendeve anëtare të saj”, apo ndryshe si parimi i njohur musketerian “Një për të gjithë e të gjithë për një”.

Parisi dhe NATO përfaqësojnë pikërisht llojin e marrëveshjeve multilaterale, që sipas z. Trump, janë pikërisht këto marrëveshje të cilat e pengojnë Amerikën për të përfituar edhe nga shtetet e tjera.
Kjo është theksuar së fundmi nga dy prej këshilltarëve të të z. Trump, H.R. McMaster dhe Gary Cohn, në artikullin e dhënë për “Wall Street Journal” ku shpreheshin se: “Bota nuk është një komunitet global” por një arenë ku kombet, aktorët joqeveritarë dhe bizneset përpiqen dhe angazhohen për të qenë të parët në luftën e ashpër të konkurrencës”. “Në vend që ta mohojnë këtë element kryesor të çështjeve ndërkombëtare, ne e përqafojmë atë”, thuhej më tej në artikull.
Vende si India, Kina dhe ato të Bashkimit Europian do të përpiqen që ta bëjnë Marrëveshjen e Parisit sa më të suksesshme, me apo pa mbështetjen e z. Trump.

Detyrimet e Amerikës në këtë drejtim janë të pakta. Vetëm dy vende të tjera mbeten jashtë paktit: Siria dhe Nikaragua. NATO po bëhet gjithnjë e më shumë i cenueshëm.
Rusia, kërcënimin e së cilës z. Trump refuzon ta marrë seriozisht, do të detyrohet që të veprojë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shkuar deri aty sa të bëjë pyetjen, nëse NATO mund të mbijetojë apo jo, duke thënë edhe se Europa nuk mund të vazhdojë edhe për shumë gjatë të mbështetet plotësisht te të tjerët.
Zonja Merkel më vonë u tërhoq nga vërejtjet e saj, të cilat ishin projektuar për një audiencë lokale dhe ishin interpretuar nga një komentator i vendosur për të lexuar dhe për të parë negativisht çdo gjë që ka lidhje me z. Trump. Por dëmi fatkeqësisht u bë.
Dhe ky është mësimi nga aventurat e huaja të z. Trump. Aleancat ndërkombëtare dobësohen nga konfuzioni dhe neglizhenca, po aq sa edhe prishjet me paramendim.

Edhe nëse z. Trump nuk do të largohet nga rruga e tij për të shkatërruar rendin që Amerika krijoi pas Luftës së Dytë Botërore, qasja që ai ka në këtë drejtim do të ketë pasoja të rënda.
Presidentët e mëparshëm janë përpjekur duke punuar fort për ta mbajtur botën të bashkuar.
Por puna e tyre në të shumtën e rasteve ka kaluar pa u vënë re. Qasja e tij konfrontuese e bën më të vështirë për aleatët që të mbështesin status quo-në.

Që rregulli amerikan i krijuar për vite me radhë të prishet, z. Trump i duhet që ta trajtojë atë me përbuzje dhe neglizhencë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz