Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 1.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 2.2 për qind duke shkuar në 21,602.75 pikë, njëkohësisht edhe rikuperimi i tij më i lartë që prej fillimit të muajit nëntor.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 2 për qind, duke shkuar në 1,606.61 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.