Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 67.63 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 72.99 dollarë amerikanë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli më i lartë në javën e fundit.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1.195.18 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.