Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, avancuan me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 68.75 dollarë amerikanë për fuçi. Më 15 janar, Brent arriti nivelin e tij më të lartë që prej dhjetorit të vitit 2014, ku u tregtua me 70.37 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, avancuan me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 63.53 dollarë për fuçi. Më 16 janar, WTI, u tregtua me 64.89 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që prej dhejtorit të vitit 2014.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.