Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar u rritën lehtazi ‘në gjueti për pazar’ të volitshëm të martën, pasi treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI dhe evropiane, Brent ranë në seancën e kaluar për të njoftuar përqindjen më të madhe ditore të rënieve të tyre që nga fillimi i shtatorit.
Brent kishte fituar 29 cent në 50.15 dollarë për fuçi, pas rënies 2.79 në seancën e kaluar në 49.86 . Nafta bruto amerikane për nëntorin u rrit 34 cent në 47.44 dollarë për fuçi pasi ra 2.53 dollarë në 47.10 dollarë .
OPEC e parasheh kërkesën për naftën e tij në vitin 2016 shumë më të lartë se sa ishte menduar më pare teksa strategjia e tij për ti lënë cmimet të bien po dëmton shistin argjilor amerikan ddhe të tjerë furnizues rivalë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.