Rusia po përjeton një krizë të përmasave të vitit 1998, kur qeveria e presidentit, Boris Jelcinit dështoi të shlyejë borxhin. Banka Qendrore e Rusisë ka ngritur normat e interesit në 17%, por rubla ka vazhduar të bierë, duke nxitur edhe më tej frikën e krizës ekonomike.
Rusia mbështetet tek nafta dhe gazit për gjysmën e të ardhurave tatimore të saj dhe ka nevojë që çmimi i një fuçie të jetë në nivelin 100 USD për të balancuar bilancin e saj. Në vend të kësaj, çmimi i naftës nuk është më shumë se 60 USD. Nga ana tjetër vlera e rublës ka rënë shumë e më shumë, duke i çuar në një ndjenjë e paniku tregjet.
Edhe para aneksimit të Krimesë nga Rusia ekonomia e Rusisë ishte në telashe. Por pastaj erdhen sanksionet perëndimore, dhe më pas kundër sanksionet e Rusisë, të cilat i kanë bërë gjërat më keq.
Disa besojnë se një shkak i drejtpërdrejtë i kësaj krize ishte një marrëveshje misterioze që përfshin kompaninë më të madhe të naftës të Rusisë, Rosneft.
Rosneft ka blerë javën e kaluar 10 miliardë USD obligacione rubla javën e kaluar.
Tregjet u shokuan pasi kjo u duk si një mbështetje e drejtpërdrejtë për kompaninë shtetërore, e drejtuar nga një aleat i ngushtë i Presidentit Putin, Igor Sechin.
Po për çfarë do lloj shkaku tjetër, ka një humbje të besimit në aftësinë e bankës qendrore për të reaguar ndaj krizës.