Samsung vuan rënien më të thellë të fitimeve në 4 vitet e fundit

05/04/2019 7:49 PM 0 komente

Në bilancin e tremujorit të parë 2019, gjiganti i teknologjisë Samsung regjistron rënien më të thellë të fitimeve në 4 vjet.

Analiza e publikuar në faqen e kompanisë koreanojugore tregon një rënie më shumë se 60% të fitimit operativ me bazë vjetore, në 5,5 miliardë dollarë. Edhe shitjet e përgjithshme nuk janë pozitive, duke u ndalur në 45,7 miliardë dollarë (14% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018).

Rezultati negativ, gjithsesi i pritshëm dhe i paralajmëruar në tremujorin e fundit të vitit 2018, vjen nga dy faktorë.

Nga njëra anë, rënia e përgjithshme e shitjeve që ka goditur sektorin e smartphone-ve. Ky është një problem me të cilin po ndeshen edhe prodhues të tjerë, si Apple, për shembull, që për shkak të tkurrjes së tregut të iPhone-ve ka rishikuar në ulje të ardhurat për tremujorin e parë 2019. Në anën tjetër, është rënia me 20% e çmimeve të chip-eve të memories Dram dhe Nand, për shkak të konkurrencës në rritje të prodhuesve dhe uljes relative të marzheve.

5G

Por Samsung, i cili kontrollon 39% të sektorit të chip-eve të memorieve Dram, ka gjithnjë një As nën mëngë. Shoqëria është optimiste për shitjet e modeleve të reja të smartphone-ve Galaxy 10 dhe Galaxy Fold për të rritur fitimet. Ndër të tjera, shoqëria koreanojugore ka një kontratë me Apple për furnizimin me ekrane OLED për t’i përdorur për gjeneratën e ardhshme të iPhone 2019.

Burimi: Wired

(https://news.samsung.com/global/samsung-electronics-announces-earnings-guidance-for-1q-2019)

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of