Smartphone 5G, në 2019, 5 milionë dërgesa

18/04/2019 4:53 PM 0 komente

Dërgesat e smartphone-ve të parë, kompatibël me rrjetin e ri 5G mendohet se do të jenë 5 milionë njësi në shkallë botërore në vitin 2019, ose rreth 1% e dërgesave totale. Ky është parashikimi i kërkuesve të Strategy Analytics.

Samsung do të jetë lider në tregun e smartphone-ve 5G në gjysmën e parë të këtij viti, falë shitjeve të para të këtyre pajisjeve në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpjegon analisti Ville Petteri-Ukonaho. “Vlerësojmë se Lg, Huawei, Xiaomi, Motorola e të tjerë do të ndjekin Samsung gjatë vitit 2019” ndërsa Apple do ta prezantojë iPhone e parë 5G në gjysmën e dytë të vitit 2020.

“iPhone duket se është të paktën një vit pas Samsung në garën e smartphone-ve 5G dhe Apple – thekson eksperti – duhet të bëjë kujdes që të mos mbetet shumë prapa në këtë garë”.

Në vitin 2019, sektori është ende në fazë eksperimentimi, siç tregon edhe telefonata e parë video mes smartphone 5G dhe 4G e bërë gjatë javës nga kompania kineze ZTE.

“Por mundësitë, në afat të gjatë, janë të mëdha” – thekson analisti Neil Mawston, sipas të cilit, në vitin 2025, në botë, do të dërgohen 1 miliard smartphone 5G”.

Burimi: Ansa

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of