Monedha vendase ka humbur pike ndaj të dy valutave kryesore gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro u këmbye me 139.45 lekë, 0.1 lekë më shumë se një ditë më parë.
Dollari ka vijuar rritjen për të disatën ditë rresht, duke arritur një tjetër rekord të vitit të fundit gjatë ditës së sotme, e duke u këmbyer me 106.3 lekë, 0.2 lekë më shumë se një ditë më parë.
Ndryshimet reflektojnë ecurinë e euro dollarit në tregjet ndërkombëtare, ku euro kuotohet në nivelet më të ulëta të një viti, por dhe kërkesën e lartë për monedhën evropiane në tregun e brendshëm, që nuk po lejon rënien e euros në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.