Nga Aeroporti Ataturk në Stamboll vetëm në një ditë janë ngritur në fluturim 749 avionë, ndërsa janë ulur 751 avionë, duke thyer kështu edhe rekordin e aeroportit.
Drejtoria e Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) tha se këto ditë, aeroportin e kanë shfrytëzuar 156,941 pasagjerë. Në këtë mënyrë, është thyer rekordi i të gjitha kohërave në Aeroportin e Ataturkut, i cili bën pjesë në mesin e aeroporteve më të ngarkuar në botë. Rekordi i fundit ishte shënuar më 9 shtator të vitit 2016, kur ishin realizuar 1478 fluturime”, thuhet në njoftimin e DHMI-së.
Drejtori i përgjithshëm i DHMI-së, Serdar Huseyin Yildirim, deklaroi se pavarësisht të gjitha problemeve, në mesin e të cilave gjendet edhe tentativa për grusht shteti më 15 korrik dhe sulmet terroriste të PKK-së, është arritur një sukses i madh dhe është shënuar rritje, kur është fjala tek aviacioni civil turk.
Përveç kësaj Yildirim theksoi se shifrat tregojnë se ka nevojë për ndërtimin e aeroporteve të reja.