Në një letër drejtuar New York Times, Rexhep Erdogan kërcënon se do të “kërkojë miq dhe aleatë të rinj”. Kjo kanosje, deri tani, është parë njëlloj si premtimi se Allahu do ta ndalë dollarin: me skepticizëm. Dalja e Turqisë nga NATO dhe një pakt i ri me Rusinë ose Iranin do të ndryshonte gjeografinë politike të rajonit. Por askush nuk e beson atë, as rusët dhe iranianët të cilët po luftojnë me probleme ekonomike, që nuk janë shumë të ndryshme nga ato turke: në Teheran, edhe më keq, në perspektivë, shkruan IlSole24ore.
Njëqind vjet më parë, më 4 korrik 1918, Mehmet VI u ngrit në fronin e Portës Sublime për të vërtetuar humbjen në luftën botërore dhe për të asistuar në copëtimin e Perandorisë Osmane. Disa vjet më vonë, Mustafa Qemali bëri që Mehmeti të ishte sulltani i fundit në histori, i 36-ti. Pas 623 vjet perandorie, republika kishte lindur. Një shekull më vonë, duke kujtuar të kaluarën e lavdishme dhe “tradhëtitë” që në momentet e krizës, çdo autokrat ia kalon të tjerëve, Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të ringjallë një version modern të asaj Turqie Otomane: nëse Mehmeti ishte sultani i fundit i shekullit të njëzetë, Erdogani nga “presidenti ekzekutiv” dëshiron të jetë sulltani i parië i shekullit XXI.
Kur Erdogan fitoi zgjedhjet e tij të para në 2002, vendet perëndimore, anëtarët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian kishin shprehur simpatinë e tij me eksperimentin e rilindjes turke. Modeli laik i Kemalit ishte i paqëndrueshëm: kur qeveritë civile rrezikonin stabilitetin dhe gjendjen laike, gjeneralët ndërhynin. Megjithatë, ekonomia dhe shoqëria civile ishin të qëndrueshme.
Duke ditur se nuk mund ta kontrollonte “shtetin e thellë” turk, të ruajtur nga ushtria, Erdogan kishte filluar të qeveriste me kujdes. Suksesi i tij i parë ishte një ngritje ekonomike e papritur. Në ideologjinë e Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje kombëtare mes fundamentalizmit dhe institucionalizmit, tregu i lirë ishte një shtyllë kryesore. Akp, partia e Erdoganit, ishte qendra turke e vëllazërisë: ishte liria e ndërmarrjes, duke filluar nga më të vegjlit, madje edhe në zonat më periferike të Anadollit, çka nxiti rimëkëmbjen e madhe.
Një dekadë më parë, fundi i Bashkimit Sovjetik kishte hapur një boshllëk gjeopolitik (dhe energjetik) në lindje të Turqisë. Ish-republikat aziatike të BRSS-së po flisnin për gjuhën turke, kulturën dhe besimin islam, me ardhjen e fundit socialist. Kjo ishte mundësia e parë që Ankaraja të krijonte një sferë të ndikimit jashtë kufijve kombëtarë. Këtij tundimi, Erdogan nuk mundi të rezistonte. Kjo edhe për faktin se Azisë ish sovjetike i shtohej edhe paqëndrueshmëria kronike e Lindjes së Mesme: Levantit dhe Mesopotamisë, të cilat kishin qenë xhevahirët e kurorës osmane.
Fytyra demokratike e Turqisë ndryshoi dhe islamizimi i saj u përshpejtua nga 2011. Në fillim, dhuna në Irak dhe lufta civile siriane ishin një çështje sigurie. Shpejt ato u shndërruan në mundësi: sidomos kur Isis krijoi Kalifatin dhe akoma më shumë kur filloi të shpërbëhej, duke krijuar një vakum gjeopolitik. Për Erdogan ishte një hakmarrje për “Sykes dhe Picot”, periudhë kur anglezët dhe francezët e ndanë Levantin osman në sferat e ndikimit nga të cilat lindi Libani, Siria, Iraku, Jordania dhe Palestina-Izraeli: që ishin dikur territoret turke .
Askush – as regjimet arabe apo milicitë që i luftojnë – nuk kanë vënë në pikëpyetje kufijtë e lindur nga marrëveshja Sykes-Picot: ato janë pika e vetme e stabilitetit në kaosin e sotëm. Të vetmit që e bënë atë ishin Isis, Kurdët dhe Erdogan.
Grushti i dështuar i korrikut 2016 i lejoi Erdoganit të gjuante ose të arrestonte mijëra oficerë, gjyqtarë dhe mësues: shteti i thellë turk ishte më në fund në duart e tij. Zgjedhjet presidenciale në qershor ishin akti përfundimtar i pushtimit të shtetit. “Një mësim i demokracisë për të gjithë botën”, sipas Erdogan: një tjetër mëkat i supozuar si kërkimi i aleancave të reja dhe përfshirja e Zotit në luftën kundër dollarit. Kur 90% e 55 milionë votuesve shkojnë në votime, kjo është një mrekulli e pjesëmarrjes ose një mashtrim i madh. Deri në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ata që zotëronin makina shtypi u arrestuan në Perandorinë Osmane, ndërsa në burgjet e Turqisë neo-osmane të Erdogan u burgosën gazetarët: ka 200 të tillë në burgje, një rekord botëror.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pertej “politikes se madhe” te z.Erdogan,ne ketu ne shqiperi po shohim pushtimin e heshtur te “vellezerve nga Anadolli”
Pushtimi i ri turk,ketu ne shqiperi,ka karakter te thelle ekonomik,politik dhe administrativ sepse tashme shihet qarte influenca turke ne administraten dhe drejtesine shqiptare te shitur….
Shqiperia jo vetem qe nuk ka sovranitet te konsoliduar por as edhe nuk respekton aleancat me perendimin ndonese duam te na pranoje europa….!!??