Por, kjo nismë është kundërshtuar nga ambientalistët, të cilët e konsiderojnë këtë nja hap mbrapa në mbrojtjen e mjedisit dhe ndotjen e ajrit. Ndërkohë që, pak kohë më parë ata kanë kërkuar rritjen e këtyre taksave si një masë e domosdoshme kjo për mbrojtjen mjedisit. Të kontaktuar nga “ Gazeta Shqiptare” dy ambientalistët Sazan Guri dhe Xhemal Mato japin edhe argumenetet e tyre për qëndrimin e tyre.
Sazan Guri
“Para dy javësh, në taki-min që u zhvillua me Dhomën e Tregtisë kërkuam të kundë-rtën. Ne thamë që makinat e vjetra pothuajse të ndalohen. Meqenëse për të ndaluar nuk i ndalon dot plotësisht, të paktën dekurajoji duke iu vënë taksa të larta. Unë kam përdorur këto shprehje: Duke dekurajuar, s’ka interes për t’i blerë këto makina. Përgjysmimi i taksës është i gabuar. Jam patjetër kundër përgjysmimit të taksave për makinat e vjetra, sepse nuk inkurajohet blerja e makinave të përdorura, pasi ato nuk e kanë marmitën ekologjike siç e kanë makinat e reja. Ajo mund të nxjerrë 30-fish më tepër karburant të padjegur, ose oksidet e azonit e oksidet e squfurit ato i nxjerrin 10-15 fish më tepër në krahasim me makinat e 2005 e më tej. Bota makinat 10-vjeçare i çon për skrap. Kjo nuk mund të bëhet dhe për mua është shumë e gabuar dhe e nxituar”.
Xhemal Mato
“Taksat e makinave duhet të përshtaten me tregun e Evropës, por nga ana tjetër është tregu ynë që do kërkonte të përdoreshin edhe makinat më të vjetra, që janë edhe më të lira. Me një fjalë këtu është vlerësuar më shumë tregu sesa mjedisi. Unë mund të them që është një veprim antimjedisor. Fakti që zbut taksat për makinat e vjetra do të thotë që është një hap mbrapa në lidhje me kriteret apo politikat mjedisore. Kjo nuk e përmirëson cilësinë e ajrit, sepse ato natyrisht janë makina të vjetra dhe e para do të mbeten si mbetje dhe plehra këtu dhe e dyta janë motorët që janë më të vjetër dhe nuk janë të standardeve që të lëshojnë pak tym. Janë motorë që shtojnë tymin. Të mendosh që të shtosh për shembull edhe 10 mijë makina të vjetra në Tiranë do të thotë që ajri të dyfishohet në ndotje. Kjo realisht nuk është një politikë mjedisore, por është një politikë për të varfërit. Është një hap prapa sa u takon politikave mjedisore dhe duke e mpleksur këtë me situatën aq të rëndë të ajrit, që ne hyjmë në zonën e kuqe do të thotë që kjo është vërtet e dënueshme. Vetëm në Tiranë diskutohet që ka 500 vdekje në vit si pasojë e ndotjes”.
Ola Mitre/ Gazeta Shqiptare
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.