Nuk është një Upload Filter për të cilin po shpresonte rregullorja e re europiane për të drejtat e autorit, por gjithçka që propozon YouTube me Copyright Matching Tool është një aplikacion mjaft pranë.
Jo vetëm në modalitetet e sistemit, por edhe në situatat kritike që mund të paraqesë.
Funksionimi i instrumentit është i qartë. Pas ngarkimit të një video për të cilën jeni autori, sistemi automatik do të kontrollojë nëse persona të tjerë do të ngarkojnë videon tuaj në mënyrë të padrejtë.
YouTube do të njoftojë autorin e videos origjinale për këtë gjë, duke sinjalizuar videon që është ngarkuar në mënyrë identike. Do të jetë autori i videos që do të vendosë më pas se çfarë do të bëjë, t’i lërë gjërat ashtu siç janë, apo të kontaktojë me pronarin e kanalit tjetër për t’i kërkuar që të heqë videon, apo t’i kërkojë YouTube – edhe me një vonesë prej 7 ditësh – të heqë përmbajtjen. Në rastin e fundit, kompania ka të drejtën “të rishikojë” kërkesën për të vlerësuar nëse është në linjë me politikën e saj të të drejtave të autorit.
“Përpara se të ndërmerrni ndonjë veprim, ju lutemi të vlerësoni me kujdes çdo rezultat për të konfirmuar se keni të drejtat e përmbajtjes origjinale dhe të siguroheni që ai është duke shkelur të drejtën tuaj të autorit”, – shkruan në faqen zyrtare, Fabio Magagna, menaxher produkti i instrumentit të ri të YouTube. Rreziqet janë dy.
Së pari, abuzimi i sistemit mund të shndërrojë disa krijues të YouTube në ata që në fushën e patentave quhen “patent troll”, ose ndryshe kompani gjysmë të panjohura, që veçanërisht në SHBA akuzojnë kompanitë shumëkombëshe se kanë shkelur patentën e tyre. Duke shpresuar që ta kontrollojnë atë.
Së dyti, kontrollet e YouTube për kërkesat e heqjes së videove nuk janë gjithnjë ideale. Kohët e fundit, Facebook ka treguar se sa problematike mund të jetë kontrollimi i këtyre përmbajtjeve, edhe kur flitet për një kompani me algoritme të avancuara dhe mijëra moderatorë.