Atome të ‘bllokuar’ në dhomën e me vakum të lartë përmes rrezatimit lazer dhe përdorur për matjen e gravitetit.
Ndër vite i jemi përafruar në mënyra të ndryshme, pasi mungonte një masë e qartë. Që ndoshta tani ekziston, dhe e sjellin fizikantët italianë. Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore dhe i Universitetit të Firences kanë botuar në Nature një studim të rëndësishëm që përcakton në një mënyrë që nuk ka qnë kurrë ndonjëherë më e saktë konstanten gravitacionale të Isaac Newton. Me pak fjalë, vlerën e asaj G që shumë persona do e kujtonin nga kohët e shkollës.
Ky numër është 0,0000000000667191, ose 6,67191 nga 10 deri në -11.
Një masë e arritur me një interferometër ku atomet janë bllokuar nga drita e lazerit në një temperaturë afër zeros absolute.
Matja e G përfaqëson, përtej 200 vjetëve, një nga sfidat më të mëdha për fizikanët eksperimentale nga e gjithë bota. Nga eksperimenti i pare i Cavendish (1798), rreth 300 eksperimente, bazuar kryesisht në parimin e lavjerrësit ose peshores rrotulluese, ata u përpoqën ta masin atë, por duke arritur rezultate jokonsistente që kishin gjasa të ndikoheshin nga teknikat e përdorura dhe nga gabime konseguente sistematike.
Eksperimenti Magia dell’Infn dhe e Lens Magic ka përdorur në fakt një teknikë mjaft të ndryshme nga ato të eksperimentuarat deri tani. Në eksperiment një re atomesh rubidium është lancuar vertikalisht në vakum dhe ftohur me një dritë lazer për të ngadalësuar dhe ‘futur në kurth’ atomet, duke i çuar në një shpejtësi prej disa kilometrash në sekondë, tipike të një gazi në temperaturën e ambientit, në një shpejtësi prej disa milimetrash për sekondë, tipike e një gazi në një temperaturë afër zeros absolute. Në atë pikë është pozicionuar një masë rreth 500 kile tungsten për të matur ndryshimin e shpejtësisë të atomeve të rubidumit që gjeneron kjo masë.