Me rastin e festave të fundvitit, rritet edhe kërkesa për pajisje teknologjike.
Më poshtë janë dhjetë ide dhuratash që mund t’ju ndihmojnë në zgjedhjen tuaj…
1 Zilja Nest
E prezantuar gjatë këtij viti, zilja inteligjente Nest është një dhuratë e bukur për miqtë tuaj, të cilët për shkak të punës kalojnë shumë orë jashtë shtëpisë. Telekamera dhe mikrofoni në të e bëjnë këtë zile një objekt që mund të përgjigjeni në citofon edhe kur nuk jeni në shtëpi. Për instalimin e saj duhet një teknik, por për këtë kujdesen teknikët e kompanisë.
Çmimi: 279 euro
2 Kufjet Skullcandy Venue
Të dhurosh një palë kufje për festat e fundvitit është gjithnjë ide e bukur. Kufjet e reja Skullcandy Venue me wireless, neutralizojnë zhurmat dhe kanë cilësi dëgjimi shumë të mirë.
Çmimi: 139 euro
3 Furça inteligjente e dhëmbëve Philips
Që kur furçat e dhëmbëve janë bërë objekte teknologjike, çdo vit kompanitë e mëdha propozojnë risi në panairet e ndryshme të elektronikës së konsumit. Modeli i fundit i Philips, Philips Sonicare DiamondClean Smart, është pak i kushtueshëm. Ndërveprimi i saj me një aplikacion jep çdo detaj se si i keni larë dhëmbët dhe këshilla të ndryshme.
Çmimi: 300 euro
4 Kufjet për sportistë
Keni një mik që pëlqen të bëjë vrap? Mos e nënvlerësoni idenë që t’i dhuroni kufje pa kabllo, të cilat po përhapen dhe përdoren gjithnjë e më shumë. Dy modele të këtij viti janë BackBeat Fit 3100 të Plantronics (pa kabllo) dhe Tarah të Jaybird (për ata që parapëlqejnë kufje me kabllo për shkak se kanë frikë se mund t’i bien).
Çmimi: 185 euro kufjet Plantronics dhe 103 kufjet Jaybird
5.Hard disk i jashtëm
Edhe hard diskët e jashtëm janë një ide e mirë, për t’i vënë si dhuratë poshtë pemës së Krishtlindjeve. Dhe të gjithë mund ta përballojnë blerjen e tij. Ne ju këshillojmë dy modele, me çmime të ndryshme: SanDisk Extreme Portable SSD, 250 GB më kompleks (dhe i kushtueshëm) dhe My Passport Wireless SSD i Western Digital (një hard disk i gjeneratës së fundit, që lejon ndarjen e materialeve edhe në modalitetin Wifi)
Çmimi: 89 euro SanDisk, 297 euro WD WiFi
6 Çanta e shpinës OnePlus Explorer
Prej disa kohësh, Oneplus propozon në katalogun e tij edhe çanta shpine, mjaft interesante. Modeli i fundit quhet OnePlus Backpack Explorer i cili ka pikë të fortë dizajnin dhe komoditetin që ofron. Kjo është një dhuratë e bukur për të pasionuarit e çantave të shpinës. OnePlus Backpack Explorer është mjaft e organizuar, për të cilën janë përdorur materiale dhe ngjyra të zgjedhura.
Çmimi: 109 euro
7 Modemi Google WiFi
Për ata që jetojnë në shtëpi të mëdha, ndoshta me disa kate, gjatë vitit 2018 Google ka vënë në dispozicion modemin për Wifi. Quhet Google Wifi dhe përbëhet nga tre elemente (versioni më i madh) i cili mund të përsërisë sinjalin e rrjetit tuaj në shtëpi (apo në zyrë), duke rritur cilësinë. Edhe dizajni është i bukur.
Çmimi: Duke nisur nga 139 euro
8 Chipolo Card
Chipolo Card ka dimensionet e një karte krediti dhe ju jep mundësinë të gjeni pajisjet personale në çdo moment duke parë vendndodhjen në smartphone. Përdorimi është i thjeshtë, mjaft ta fusni Chipolo Card në portofol, duke e lidhur pajisjen me celularin tuaj, falë lidhjes Bluetooth 4.0 dhe nëpërmjet aplikacionit të dedikuar (i disponueshëm për iOS dhe Android). Në pak çaste do të shfaqet vendndodhja e saktë e objektit dhe lokalizimi në hartë.
Çmimi: 35 euro
9 Kindle Paperwhite
Kindle i Amazon nuk njeh kurrë krizë. Për të pasionuarit e librave, kjo është një ide e mirë për dhuratë. Gjatë 2018-s, Amazon ka nxjerrë në treg modelin rezistent ndaj ujit, me dyfishin e hapësirës së arkivimit në dispozicion.
Çmimi: 109,99 euro
10 Asistenti zanor
Dhe në fund, dhurata më trend në botën teknologjike: Asistenti zanor. Oferta këtu është e larmishme nga Google Home, versioni mini, që mund ta gjeni në ofertë edhe për 25 euro, te Amazon Echo. Modelet janë të shumta, për të gjithë xhepat e konsumatorëve dhe për çdo nevojë. Ju duhet vetëm të mësoni se si t’i përdorni. Filloni të stërviteni me “Ok Google” apo “Alexa”.
Çmimet variojnë sipas modelit