E keni menduar ndonjëherë se edhe portet, “vende tranziti” klasike, mund të kenë një bukuri, që ia vlen të vizitohen?
1. Antigua, Karaibe
Porti i Antigua-s, me kodra të harlisura dhe detin blu, ofron atraksione historike magjepsëse, plazhe të shkëlqyera dhe është i mbushur me jahte luksoze të panumërta.
2. Kotorr, Mal i Zi
I ndodhur në një gji spektakolar, nën hijen e maleve të thepisura, Porti i Kotorrit është i preferuari i lundruesve.
Qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në jugperëndim të Malit të Zi, është i mbushur me rrugë me kalldrëm dhe ndërtesa të mrekullueshme mesjetare.
3. Sidnej, Australi
Me pamje ikonike të Operës dhe Urës së Portit, Sydney Harbour jep një shfaqje unike në perëndim të diellit.
I njohur ndërkombëtarisht, funksional për më shumë se një shekull, ai vizitohet nga afërsisht 1200 anije tregtare çdo vit, si dhe është jashtëzakonisht popullor midis anijeve turistike.
4. Valeta, Maltë
I mbushur për jahte luksoze të jashtëzakonshme, Porti i Madh i Valetës, është qendra e kryeqytetit historik të Maltës dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Porti është përdorur për tregti që nga koha romake, megjithëse sot fokusohet në anijet turistike.
5. Bergen, Norvegji
Një nga destinacionet më të njohura të lundrimit në Europë, Porti i Bergenit, i dyti më i madh në Norvegji, është porta për në fjordet piktoreske të vendit.
Qyteti është gjithashtu simpatik, me vila shumëngjyrëshe në majë të kodrave dhe rrugica të ngushta të pjerrëta, dhe lagjen historike buzë ujit Bryggen, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
6. Gruz, Kroaci
Porti Gruz në Dubrovnik, në anën perëndimore të qytetit, është pika kryesore e hyrjes për tragetet dhe anijet turistike.
Zona e bukur e portit, e paraqitur në serialin e njohur televiziv Game of Thrones, ka një treg të përditshëm frutash, perimesh dhe peshku, ku mund të gjeni disa nga specialitetet e rajonit, duke përfshirë djathin e dhisë, vajin e ullirit dhe verën.
7. Guanabara, Brazil
Me pamje gjithëpërfshirëse të statujës mbresëlënëse të Krishtit dhe një mori ishujsh të vegjël të shpërndarë përreth, Gjiri Guanabara ndan Rio de Zhaneiron në jugperëndim dhe Niterói në juglindje.
Në hyrje të gjirit, bien në sy plazhet e famshme të Copacabana-s dhe Ipanema-s.
8. Nassau, Bahamas
Oqeani i shkumëzuar dhe plazhet me rërë të bardhë, janë sfondi i përsosur për portin kryesor të Bahamas.
Nassau, në ishullin e New Providence, është kryeqyteti i tij dhe një pikënisje ideale për ata që dëshirojnë të eksplorojnë arkipelagun përrallor.
9. Muttrah Corniche, Oman
Në përqafimin e maleve të thyer, Muttrah Corniche është një port tërheqës në anën perëndimore të Muscat, kryeqyteti i Omanit.
Bregu i bukur ujor është qendra e vjetër tregtare e qytetit dhe, edhe sot, është vendi i tregut të përditshëm të peshkut, një treg i zhurmshëm plot me shitës.
10. Latchi, Qipro
Latchi, në gadishullin Akamas (Qipron Veriperëndimore), është një rajon i bukur peshkimi, shtëpia e tregjeve të peshkut, kafeneve, bareve dhe restoranteve, që shërbejnë peshkimin e ditës.
Parë nga lart, porti idilik detar është një pamje befasuese përballë Parkut Kombëtar Akamas. / Si Viaggia