“Cili është ndryshimi mes menaxhimit dhe udhëheqjes?” Ja një përgjigje e thjeshtë:
Menaxhim do të thotë t’i mbikëqyrësh punonjësit për t’u siguruar se bëjnë atë që duhet të bëjnë. Koncepti i mbikëqyrjes tradicionale është rrënjosur në frikën se punonjësit mund të bëjnë gabime nëse dikush nuk i vëzhgon për t’u siguruar që e bëjnë punën ashtu siç duhet.
Një lider ecën përpara me besim, duke supozuar se punonjësit e tij do ta ndjekin, pasi besojnë tek vetja dhe te lideri.
Liderët kanë mjaft besim në punësimin e njerëzve që mund t’i besojnë dhe t’i lënë ata të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë me një mbikëqyrje minimale.
Ndërsa menaxherët nuk mund të jenë asnjëherë të qetë sa i përket besimit. Ata janë të bindur dhe të sigurt se do të kenë pasoja të mëdha nëse ulin nivelin e mbikëqyrjes.
Më poshtë janë dhjetë tregues se shefi juaj është një menaxher – por jo një Lider.
1.Ata nuk kërkojnë nga ekipi i tyre mendim, përpara se të marrin vendime. Nuk guxojnë të ndajnë autoritetin e tyre me askënd. Ata besojnë se autoriteti i tyre për të marrë vendime pa kërkuar mendimin e tyre është burim i suksesit të tyre.
2.Ata nuk i njohin përpjekjet dhe rezultatet e punonjësve të tyre. Ata kanë frikë të falënderojnë apo ta mbështesin ekipin e tyre, pasi kanë nevojë ta mbajnë të paprekur pushtetin e tyre.
3.Ata nuk mund të gabojnë. Edhe atëherë kur çdokush e di se drejtuesi e ka gabim, askush nuk do ta thotë atë, për shkak të frymës që ekziston. Punonjësit do të pretendojnë se drejtuesi nuk e ka gabim dhe drejtuesi po ashtu do të pretendojë ta besojë këtë gjë.
4.Ata nuk mund ta pranojnë faktin që dikush nuk është dakord me ta apo edhe një debat me mirësjellje.
5. Ata mund të marrin këshilla nga vartësit e tyre vetëm kur janë në një takim me dyer të mbyllura.
6.Ata nuk i lënë punonjësit e tyre të komunikojnë me një drejtues të një niveli më të lartë për shkak të frikës se një lider mund t’i besojë këshillës së një bashkëpunëtori më shumë se vetë atij.
7.Ata nuk i mbështesin pjesëtarët e ekipit të tyre kur munden. Ata nuk do ta bëjnë këtë gjë për askënd, përveçse për veten.
8.Ata nuk u japin perspektivë punonjësve të tyre për të ardhmen, edhe pse kjo do ta ndihmonte punonjësin. Ata kanë për zemër moton: “Dija
është pushtet”. Ata akumulojnë çfarëdo informacioni që mbledhin dhe e shpërndajnë atë me doza të vogla.
9.Përjashtojnë çdo lloj informacioni që kërcënon statusin e tyre. Kur ata thonë “do ta marr si këshillë këtë mendim”, në fakt ata duan t’ju ndalin. Ata as që kanë ndër mend ta marrin në konsideratë idenë tuaj.
10. Ata janë më të shqetësuar që të ruajnë çfarëdo statusi, prestigji apo fuqie organizative që kanë fituar në kompani se sa të bëjnë gjënë më të mirë për kompaninë.
Si ia dalin këta drejtues të frikësuar të ruajnë vendin e punës së tyre? Ata arrijnë të qëndrojnë në këtë punë pasi sjellin një lloj rezultati në kompani – numerik – për një kohë të kufizuar. Ata e arrijnë këtë rezultat duke drejtuar nëpërmjet frikës. Me kalimin e kohës, një drejtues i tillë do të dështojë pasi nuk ka besueshmëri. Askush nuk i beson.
Frika është një motivues i mirë në një periudhë të shkurtër, por e padobishme për një kohë më të gjatë.
Nëse drejtuesi juaj është i bllokuar te frika, detyra juaj e parë është të nisni të ndërtoni një “dalje shpëtimi”. Jeta është e gjatë, por është ende shumë e shkurtër të shpërdoroni kohën dhe aftësitë tuaja për të punuar për dikë që nuk ju meriton!
*Liz Ryan është CEO dhe themeluese e Human Workplace dhe autor i Reinvention Roadmap.
Burimi: Forbes
Shume e vertete. Ne cdo institucion dhe kompani private keshtu eshte. Ju faleminderit per publikimin sepse e lexojne edhe punonjesit, edhe “menaxheret” edhe “lider-at”.
:)