Të gjitha organizatat janë ‘ngadalësuar’ nga sjellje të panevojshme që ‘mbysin’ produktivitetin. Këto praktika mund t’ju ndihmojnë të shmangni një gjë të tillë dhe të nxisni produktivitetin e tyre:
- Ngrijeni telefonin. Një ‘zinxhir’ mesazh elektronikë mund të jetë një referencë e dobishme, por shpesh kërkon më shumë kohë për të shkruar një e-mail se sa të kryesh një bisedë telefonike. Bisedat bëjnë të mundur që të merrni një përgjigje direkte dhe të shpejtë të pyetjeve tuaja dhe parandalojnë shkëmbimin e mesazheve në të ardhmen.
- Inkurajoni ‘thjeshtëzimin’dhe riorganizimin. Pyesni punonjësit tuaj: Cilët janë takimet që mundemi ti shmangim? Çfarë raportesh kemi mundesi të mos i shkruajmë ? Cilët janë hapat që kemi si alternativë për ti eleminuar në një proces? Bëni të mundur që ekipi juaj të kuptojë se sugjerimet e tyre nuk do të perceptohen si ankesa, por si ide kreative në ndihmë të përmirësimit të produktivitetit.
- Mjaft rishqyrtuat punët që ndikojnë fare pak. Është vërtet një veprim i mençur të rishqyrtoni tërësisht dokumentet që i janë dërguar klientëve potencial, por jo të gjitha produktet e punës janë kritikë për misionin. Tregoni ekipit tuaj se është përgjegjësia e tyre që të sigurojnë kontrollin e tyre të cilësisë – dhe që ju i besoni atyre se do të arrinë të bëjnë një punë të mirë.