Produkti i duhur është gjithçka që u duhet për një mbarëvajtje sa më të mirë dhe të suksesshme të biznesit tuaj, prandaj duhet të bëni shumë kujdes në zgjedhjen e tij. Një tjetër gjë shumë e rëndësishme është ju duhet ta njihni mjaft mirë atë.
2: Puna në grup
Puna në grup është mëse e rëndësishme sidomos kur kemi të bëjmë me një biznes i cili është në hapat e tij të parë. Prandaj duhet t’i kushtoni një rëndësi shumë të madhe organizimit të stafit tuaj.
3: Kushtojini rëndësi marketingut
Marketingu është një ndër faktorët kyç që mjund t’ju çojë drejt suksesit. Duhet t’i kushtoni një rëndësi mjaft të madhe sepse në sajë të tij, ju mund të keni shitje të paimagjinueshme. Por vetëm duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm sepse ndonjëherë kur ekzagjerohet ai mund t’ju kthehet edhe kundër.
4: Departamenti i marrëdhënieve më publikun dhe ai i kërkimit
Kushtojini një rëndësi mjaft të veçantë departamentit të kërkimit,sepse në sajë të tij ju do të dini të gjitha nevojat që ka konsumatori dhe do ta keni më të lehtë për t’u shkëputur nga konkurrenca. Edhe marrëdhëniet me publikun nuk janë më pak të rëndësishme, duke qënë se janë prezantimi fillestar me konsumatorin.