Punëkërkuesit dëshirojnë të bëjnë përshtypje të mirë dhe të krijojnë mënyra për të qënë të parët në garë. Ndonjëherë në këtë proces, ata nuk arrinë të vënë re sjellje që krijojnë përshtypje negative dhe prishin shanset e ofertës së punës. Nga ana positive:
1. Tregohuni profesional. Qoftë nëse jeni duke kërkuar për një pozicion ekzekutiv apo një pozitë të rangjeve më të ulëta, ju keni nevojë të ruani një imazh profesional gjatë gjithë kërkimit tuaj për punë. Një kërcitje e gishtërinjve ose një foto e papërshtatshme në Facebook mund të jetë ‘shkatrrimi’ juaj.
2. Përgatituni. Punëdhënësit potencial e vënë re nëse ju e keni plotësuar aplikimin sipas rregullave, nëse prezantoheni gjatë një interviste të përgatitur, dhe nëse jeni i mirë-informuar në lidhje me prodhimet, shërbimet, dhe misionin e kompanisë së tyre. Kjo i lejon ata të kuptojnë se ju i keni bërë detyrat e shtëpisë, se mund të jeni me të vërtetë të interesuar ndaj kompanisë së tyre, dhe se mund të jeni një punonjës me vlera për kompaninë e tyre.
3. Mbani një qëndrim pozitiv. Qëndrimi pozitiv gjithmonë i tregon dicka në lidhje me ju punëdhënësit potencial; se si ju mund ti trajtoni çështjet sfiduese në vendin e punës, si do të ndërveproni me punonjësit e tjerë, etj. Askush nuk dëshiron të punësojë dikë qëndrimi i të cilit tregon se vetëm atij i kanë rënë ‘gjithë hallet e botës mbi kokë’. Tregoni entuziazëm dhe buzëqeshni!
4. Tregohuni i matur. Nëse nuk i tregoni punëdhënësit të ardhshëm që ju jeni të sigurt se kush jeni dhe se çfarë mund të bëni për ta, ka të ngjarë që ata mos e kuptojnë kurrë se jeni kandidati i duhur për vendin vakant. Nga ana tjetër, në qoftë se ju shprehni besim të tepruar, ka gjasa të perceptoheni si dikush me të cilin është e vështirë të punohet, dhe që nuk përshtatet me stafin ekzistues.
Kontrolloni qëndrimin një herë në kaq kohë, për tu siguruar se po portretizoni llojin e kandidatit që çdo kompani do të dëshironte ta punësonte.