Balanca punë-jetë është një premtim i madh, sidomos për një mama e cila përpiqet gjithashtu të drejtojë një biznes.
A krijon një situatë e tillë tension? Apo e bën personin të ndihet optimist dhe i relaksuar?
Balanca është premtimi për ti pasur të gjitha. Për të qënë të përsosur. Kjo sigurisht që mund të jetë disi stresuese dhe joreale në vetvete. Megjithatë, ajo gjithashtu paraqet qetësi, një shpërndarje të barabartë të vëmendjes së personit dhe një jetë të larmishme dhe të bukur.
Kush nuk e do dicka të tillë?
Ka shumë meshkuj që e pëlqejnë këtë: një gjëndje e tillë i bën të ndihen se kanë një motiv të fort për të luftuar. Të qënit i balancuar përbën një prioritet. Të ndihen konfort me vendin ku ndodhen, me mënyrën se si e shpenzojnë kohën, dhe me kë e shpenzojnë.
Sidoqoftë për një nënë në biznes një balancë e tillë gjason të përfaqësojë një nga sfidat më të mëdha. Sipas ekpsertëve më poshtë gjenden pesë këshilla të balancës punë-fëmijë dhe se si funksionojnë ato.
Ekuilibri është gjihmonë sfidues
Gjëja e parë që duhet të dini rreth balancës është se kurrë nuk është konsistente. Çdo ditë është e ndryshme, kur ballafaqoheni me një biznes dhe fëmijët tuaj bukurosh. Ka gjithmonë engesa që shfaqen gjatë rrugës – fëmijë të sëmurë, udhëtime shkollore, emërimet e mjekut, etj, etj.
Nëse i qaseni ekuilibrit duke e ditur se çdo ditë është e ndryshme dhe ju e pranoni atë, do ndiheni shumë më të lehtësuar.
Ekuiliber është të kesh mbështetje
Shpesh ne ndihemi sikur na duhet ta bëjmë gjithçka vetë. Punët e shtëpisë, darkën, përkujdesjen e fëmijëve tanë dhe drejtimin e biznesit tonë. Duhet një fshat I tërë për të rritur një fëmijë, mbajtur një shtëpi dhe drejtuar një biznes. Pra, kërkoni ndihmë. Merrni një sanitare; kujdesi ditor me kohë të pjesshme nuk do i dëmtojë fëmijët tuaj, kërkoni partnerit tuaj, fqinjëve, prindërve, vëllezërve dhe motrve dhe miqve të kujdesen për fëmijët tuaj ndonjë orë gjatë ditës kur ta kenë të mundur; gjeni vetes një asistente të mirë etj. Ekuilibri bëhet më i lehtë për tu arritur kur keni mbështetje.
Ekuiliber është të argëtohesh
Fëmijët tanë janë krijues, të gjallë, argëtues dhe plot imagjinatë. Nëse ne me të vërtetë do e kalonim pjesën më të madhe të kohës sonë me ta, mund të jetë mënyra e përsosur për të kaluar stresin e punës. Bëni dush sëbashku në fund të ditës; hidhuni lart e poshtë si një ‘i çmendur’ në trampoline; bashkohuni me ta në kursin e tyre të pikturës; ose luani kukafshehti. Angazhohuni realsiht me fëmijët tuaj. Shijoni ata. Ky është një çelës i madh për të pasur ekuilibër në jetën tuaj.
Ekuilibër është të komunikosh
Nëse projektet ose takimet me klientin do të shtyhen për shkak të ngjarjeve familjare, atëherë komunikimi është përgjigja për ta ruajtur biznesin tuaj që të ecë qetë. Nuk është fundi i botës nëse diçka shtyhet për më vonë. Shpesh, në qoftë se thjesht i informoni klientët tuaj në lidhje me vonesën, atëherë ka të ngjarë që ata ta marrin me shumë sportivitet këtë.
Ekuilibër është produktivitet
Produktiviteti bëhet një super aftësi për një mama në biznes. Ju shkathtësoheni në lidhje me shfrytëzimin e kohës dhe listën e detyrave. Tregohuni i rreptë në lidhje me skedulën e punës. Jepni prioritet detyrave mbi të cilat duhet të punoni, fikni email-in tuaj dhe mediat sociale, dhe fokusohuni në ato detyra.
Pra, thjesht lëshohuni dhe besoni se gjërat do të funksionojnë eventualisht. Pranoni që gjërat nuk do të funksionojnë gjithmonë sipas planit, por përpiquni dhe merrini me sportivitet ato- mos u stresoni. Dhe do t’ia dilni mbanë.